Sport
Pse duhet Shaqiri të transferohet tek Stoke City?
Gazetari i sportit në “blick ka shkruar një artikull duke treguar arsyet për të cilat Shaqiri duhet ta pranojë ofertën e Stok City-t

Ditëve të fundit gjithnjë e më shumë po flitet për kalimin e Xherdan Shaqirit në Stoke City. Më në fund tema rreth transferimit të Xherdan Shaqirit rreth së cilës u bë teatër, është pothuajse në përfundim. Pas thashethemeve për kalimin e tij në klube të ndryshme evropiane, duket se Stoke City është skuadra më e preferuar e futbollistit kosovar me pasaportë zvicerane. Kjo bëhet edhe më e besueshme pasi që Shaqiri u pa gjatë vikendit të kaluar në tribunat e stadiumit anglez duke përcjellë ndeshjen mes Liverpulit dhe Stoke City-t, ekip ky i cili sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e nëntë të ligës angleze, raporton “albinfo.ch”.
Gazeta zvicerane përmes artikullit të shkruar nga Andreas Böni e sheh të arsyeshëm kalimin e lojtarit të kombëtares zvicerane në klubin anglez. “Ai do të punojë me trajnerin Mark Hughes, që do ta vendosë si lojtar “me kohë të plotë” në ndeshje. Ai do të bëhet një yll atje, por edhe do të përfitojë shuma të mëdha, shkruan “blick.ch”.
Më tej në artikull shkruhet edhe për të ardhurat e klubit që përfiton nga të drejtat televizive dhe përfitimet e klubit ndërkohë thotë se edhe Shaqiri do të përfitojë më shumë se sa merr në Inter. “Shaqiri do të marrë në Angli 4,5 milion neto në vit, ndërsa në Inter ishte për 3 milionë”, transmeton “albinfo.ch”.
E qartë është se më atraktive për Shaqirin do të ishte të kalojë në Shalke ose Dortmund, kjo për shkak se ligat gjermane dhe zvicerane janë më të përafërta me njëra tjetrën.
Megjithatë mundësia e transferimit për Xherdanin mund të shfrytëzohet deri më 31 gusht kur është edhe dita e fundit e afatit kalimtar për futbollistë në Evropë. “Nganjëherë është më mirë të kesh një zog në dorë se sa një pëllumb mbi çati”, potencon blick.ch.
E rëndësishme është që Shaqiri të kthehet sa më shpejt në lojërat e tij dhe të harrojë sa më parë muajt katastrofal që i kaloi te Interi. Me kalimin e tij në një klub tjetër, Shaqirit do t`i jepet mundësia të tregojë paraqitjet e mira të tij edhe në klube të huaja ashtu siç tregohet në përfaqësuesen zvicerane.
Ky do të ishte edhe një hap i rëndësishëm për karrierën e Shaqirit!
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak