Lajme
Pse Cyrihu, Ticino dhe Lucerni duan të legalizojnë blerjet e së dielës
Në shumicën e qyteteve dhe qytezave zvicerane blerjet të dielave janë të ndaluara. Tri kantone duan ta ndryshojnë këtë, transmeton albinfo.ch.
Përfaqësuesit e qeverisë në kantonet Cyrih, Ticino dhe Lucerne kanë bërë thirrje për ndryshimin e rregullave për blerjet e së dielës.
Aktualisht, blerjet me pakicë dhe ato ushqimore lejohen vetëm të dielën në një pjesë të vogël të kantoneve malore turistike.
Përfaqësuesit argumentojnë se nevojitet një ndryshim për të nxitur turizmin pas dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia Covid.
Carmen Walker Späh, Drejtoreshë Ekonomike e Kantonit të Cyrihut, tha në një konferencë për media të premten se qytetet zvicerane duhet të ishin më interesante dhe më të gjalla për të tërhequr turistë të dielave.
Ndërsa turizmi po rimëkëmbet ngadalë në Zvicër, pavarësisht nga pasiguria e vazhdueshme e pandemisë Covid, Späh tha se situata ishte veçanërisht e rëndë në metropolet më të mëdha, si Cyrihu dhe Gjeneva, për shkak të mungesës së udhëtarëve të biznesit.
Ekspertët besojnë se udhëtimet e biznesit nuk kanë gjasa të kthehen në nivelet para pandemisë.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









