Kosova
Pse anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të zgjasë deri në dy vjet
Mësohet se ditë më parë, komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës “përcolli për opinion” kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, e cila përbëhet nga 46 shtete anëtare, përcjell albinfo.ch.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, theksoi sot për agjencinë portugeze të lajmeve “Lusa” se pas vendimit të së hënës “duhet të ketë një opinion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, në një proces që “mund të marrë deri në dy vjet”.
I pyetur për vullnetin e Këshillit të Evropës për të shtuar një anëtar të ri, Berge theksoi se organizata është “në parim, e hapur për të gjitha vendet evropiane”.
“Sigurisht që sot na mungojnë dy vende, Rusia dhe Bjellorusia, të cilat, për arsye që dihen, nuk janë anëtare”, shtoi ai.
Tani i takon Asamblesë Parlamentare të nxjerrë opinionin e saj në një datë të pacaktuar, me mbledhjen e ardhshme të byrosë së asamblesë të planifikuar për të premten, raportoi AFP të hënën, duke cituar burime të Këshillit të Evropës.
Ndërkaq, Gilberto Jeronimo, ambasador i Portugalisë në misionin e përhershëm në Këshillin e Evropës, konsideron se zhvillimi i këtij procesi është i natyrshëm, ndonëse e pranon se do të dëshironte që hyrja e Kosovës “të ishte element i unitetit më të madh”, përballë sfidës së Serbisë ndaj procesit.
“Ne jemi të sigurt se në të ardhmen, në afat të mesëm dhe afatgjatë, sigurisht që do të jetë kështu”, tha ai, raporton mediumi portugez “noticiasaominuto”.
Jeronimo, i cili po fliste në Strasburg para gazetarëve portugezë, kujtoi se Portugalia është një shtet që njeh Kosovën që mbron anëtarësimin në një organizatë “që synon të bashkojë të gjitha vendet që i përkasin Evropës”.
Ndër arsyet e mbështetjes portugeze, Gilberto Jeronimo, theksoi se nëse procesi i anëtarësimit është i suksesshëm, do t’i jepet “mundësia që edhe qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga ato garanci që mund t’u japë vetë Këshilli i Evropës, përkatësisht akses në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











