Kosova
Pse amerikanët po e takojnë më shpesh Osmanin sesa Kurtin?
“Bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”. Kështu e ka cilësuar takimin me të këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derk Chollet, përcjell albinfo.ch.
Takimet më të shpeshta me Osmanin, sidomos pas zhvillimeve në veri, vëzhguesit e procesit po i shohin si tregues se Presidentja është palë më e pranueshme për amerikanët në krahasim me kryeministrin.
Nëpërmjet Presidentes, amerikanët e kanë porositur Kosovën që të angazhohet urgjentisht në normalizimin e raporteve me Serbinë.
“Një bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për nevojën për të shtensionuar situatën dhe për angazhimin urgjent në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë që lehtësohet nga BE-ja – që është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin drejt BE-së”, ka thënë Dereck Chollet, këshilltar në DASH.
Për takimin me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit ka shkruar edhe Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Ajo tregon se në takim me Chollet ka theksuar se qasja parimore dhe e barabartë në dialog, dhe roli prijës i SHBA-së është çelësi i suksesit.
Takime të tilla me zyrtarë të nivelit të lartë amerikan po vlerësohen si përpjekje të Osmanit që ta etablojë veten si një vendimmarrëse në Kosovë, në raport me kryeministrin Albin Kurti, por edhe të tregojë partneritet me SHBA-në.
“Osmani po flet dhe po zhvillon takim, gjë që tregon se është pakëz më e pranueshme për palën amerikane… Presidentja e Kosovës e sheh këtë si një mundësi të artë që të distancohet, të themi ashtu, nga politikat e Kurtit në një format që është shumë diplomatik. Të luajë atë lojën e policit të mirë e policit të keq. Në këtë rast Kurti merr përgjegjësinë për pjesën më ekstreme të interpretimit të dialogut”, ka thënë Abit Hoxha, profesor.
Megjithatë për rrjedhën politike në Kosovë, sipas profesorit Hoxha, letrat në dorë i ka Kurti. E, në raport me Kryeministrin, sipas tij amerikanët kanë qasje krejt ndryshe.
“Mendoj se ka një distancim, mendoj se ka një ftohje të raporteve vetë fakti që deklarime të tilla bëhen në media prej të dyja palëve tregon se është tejkaluar ky dialogu mes tyre në aspektin zyrtar, dhe ka dalë tani më në një qasje në media”, ka thënë Hoxha.
Për shkak të procesit të dialogut, e sidomos zhvillimeve në veri, ka pasur disa herë përplasje nga distancë ndërmjet Kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë amerikanë.
Kurti, madje e kishte cilësuar naivitet dhe të padobishëm reagimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për situatën në veri.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












