Lajme
Pse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Antartikë?
Ndonëse fluturimi mbi Antarktikë mund të shkurtojë disa rrugë fluturimi, kontinenti i ngrirë mbetet kryesisht jashtë kufijve për udhëtimet ajrore komerciale dhe për arsye të mirë.
Marita, një eksperte spanjolle e aviacionit, përmes një postimi në TikTok zbuloi pse linjat ajrore hezitojnë të fluturojnë mbi Antarktikë, që shtrihet afërsisht 14.2 milionë kilometra katrorë. Kjo e bën atë kontinentin e pestë më të madh në Tokë, madje edhe më i madh se Evropa. Pra, pse aeroplanët zakonisht nuk marrin një rrugë të shkurtër mbi këtë hapësirë të madhe të akullit?
Në një video, Marita shpjegoi se pavarësisht përparimeve në teknologjinë e aviacionit, pothuajse nuk ka fluturime që fluturojnë mbi Antarktikë për shkak të trashësisë së ndryshme të atmosferës së Tokës. “Shtresat e atmosferës nuk janë të njëjta në të gjithë planetin. Për shkak të rrotullimit të planetit, ato janë më të trasha në ekuator sesa në pole”-tha Marita. Sipas pilotes, trashësia e atmosferës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, pasi na mbron nga rrezatimi diellor.
“Nëse aeroplanët fluturojnë nëpër troposferë, por ajo është shumë e hollë, ne do të marrim më shumë rrezatim”-shpjegoi Marita. Më tej ajo pohoi se gjatë karrierës së tyre, një pilot aeroplani “merr më shumë rrezatim se dikush që punon në një termocentral bërthamor”. “Duhet ta marrim parasysh këtë dhe të përpiqemi të mos i ekspozojmë pilotët ndaj rrezatimit”-shtoi ajo. Ndërkaq, rikujtojmë se një punonjës i Google Earth pretendon se ka gjetur një figurë që përngjan me fytyrën e një alieni në mes të dëborës në rajonin ekstrem të botës në Antarktidë. Një imazh satelitor i shpërndarë në faqen Reddit ka ngjallur debate të shumta pasi ai duket si një fytyrë me sy gjysmë të mbyllur, hundë dhe gojë në borën e bardhë.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












