Bota
Protestuesja që hoqi shaminë në publik, dënohet me një vit burgim
Një grua iraniane, që frymëzoi protestat antihixhab duke hequr në publik shaminë, është dënuar me një vit burgim.
Avokati Payam Derefshan tha se një gjykatë e ka dënuar Vida Movahed në muajin mars, pasi e gjeti fajtore për inkurajimin “e korrupsionit”. Movahed ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar.
Derefshan tha se Movahed është në listën për falje nga lideri suprem i vendit, por se procedurat për falje, sipas tij, ende nuk kanë përfunduar.
Lidhur me këtë rast, autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar, transmeton REL, përcjell albinfo.ch.
Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, zakonisht lëshon dekretet për faljen e të burgosurve.
Movahed, 32-vjeçare, më 2017 ishte arrestuar për një kohë të shkurtër, për shkak se kishte hequr në publik shaminë e kokës. Nën akuza të njëjta, po atë vit, autoritetet kishin arrestuar edhe 29 gra të tjera.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












