Lajme
Protestuesit serbë plagosin dy ushtarë të KFOR-it
Ushtarët janë lënduar gjatë një operacioni të KFOR-it për zhvendosjen e një barrikade në Jagnjenicë në Zubin Potokut
Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it, Frenk Martin, ka bërë të ditur se dy ushtarë të kësaj force janë lënduar gjatë ditës së sotme, nga të shtënat me armë zjarri, nga ana e protestuesve serbë.
Ushtarët janë lënduar gjatë një operacioni të KFOR-it për zhvendosjen e një barrikade në Jagnjenicë në Zubin Potokut, njofton radio Evropa e Lirë.
Zëdhënësi i KFOR-it gjithashtu ka konfirmuar se ka përdorur plumba gome e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, e cila po kundërshton heqjen e barrikadës.
Mediat serbe ndërkaq citojnë zyrtarë të shtëpisë së shëndetit në Zubin Potok, të kenë thënë se “30 – 50 qytetarë kanë marrë lëndime gjatë konfrontimeve të sotme, por që asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën”.
Përplasja e sotme pason atë të 24 nëntorit, me ç’rast 21 ushtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përpjekjeve për të larguar një barrikadë në veri të Kosovës.
Që pas aksionit për futjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorën kah mesi i muajit korrik, e deri më tani, në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore, të vendosura nga serbët si shenjë kundërshtimi
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











