Shqipëria
Protestuesit e Kukësit arrestohen natën
Familjarët e personave të ndaluar gjatë natës kanë qëndruar në Komisariatin e Kukësit për të kërkuar informacion për të arrestuarit
Banorët e Kukësit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e forcave speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë pas protestës së të shtunës, ku qytetarët kuksianë protestuan kundër tarifës së lartë për kalimin në “Rrugën e Kombit”.
Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve, por mësohet jo zyrtarisht se disa persona janë prangosur nga policia. Operacioni i forcave speciale është kryer në kordimin me policinë, shkruajnë mediat shqiptare.
Familjarët e personave të ndaluar gjatë natës kanë qëndruar në Komisariatin e Kukësit për të kërkuar informacion për të arrestuarit.
“Kanë ardhur në orën 4 të mëngjesit në shtëpi, me maska. Sikur të ishim kriminelë na kanë trajtuar”, thonë disa nga qytetarët e Kukësit, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për shkatërrim prone, goditje ndaj policisë dhe prishje e qetësisë publike. Prokuroria ka administruar edhe pamjet filmike të personave që goditën policinë dhe dëmtuan sportelet e koncesionarit.
Hetimi i prokurorisë filloi pas dhunës në protestën kundër tarifës për kalimin në “Rrugën e Kombit”. Dhjetëra qytetarë protestuan të shtunën në mesditë në “Rrugën e Kombit”, duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare, ku vilen paratë e kalimit në rrugë.
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kërcënoi ditën e djeshme se të “gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar”, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











