Shqipëria
Protestuesit drejt Tiranës, në makina vendosin targat e makinës së Tahirit
Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm”, për të treguar në mënyrë simbolike lidhjen e kryeministrit Edi Ramës me grupet e narkotrafikantëve
Protestuesit që janë nisur drejt kryeqytetit Tiranës për protestën e paralajmëruar të opozitës kanë vendosur në automjetet e tyre targën simbol të narkotrafikut shtetëror.
Nga fotot shihet se protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm”, për të treguar në mënyrë simbolike lidhjen e kryeministrit Edi Ramës me grupet e narkotrafikantëve.
Targa e makinës Audi të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, AA 003 GB, është më e famshmja ndër bandat e krimit të organizuar. Makina me këtë targë ishte pronë e Saimir Tahirit dhe, njëkohësisht, përdorej nga banda e Habiljave për lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që në nëntor 2013, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet, deri në tetor 2017, kur antimafia italiane arrestoi bandën më 2017.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













