Lajme
Protestuan veteranët, kërkojnë beneficionet e luftës
Protestuesit i kanë dhënë edhe një javë afat Komisionit Qeveritar që t’i publikojnë listat, në të kundërtën thonë se protestat e radhës do të jenë të dhunshme
Qindra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë protestuar të mërkurën në para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë, në shenjë pakënaqësi me vonesën e publikimit të listave të veteranëve. Ata kanë kërkuar që listat e veteranëve të publikohen ma shpejt, pa gabime dhe pa shantazhe.
Protestuesit i kanë dhënë edhe një javë afat Komisionit Qeveritar që t’i publikojnë listat, në të kundërtën thonë se protestat e radhës do të jenë të dhunshme.
Xhevdet Qeriqi është kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që brenda javës të publikohen të gjitha listat, duke kërcënuar se në rast se nuk ndodhë një gjë e tillë, veteranët nuk do të marrin përgjegjësi për pasojat që mund të ndodhin, transmeton Zëri.
“Jemi mbledhur sot për të protestuar për padrejtësitë duke kundërshtuar Komisionin që kanë bërë listën për luftëtarët e UÇK-së. Ne nuk po gëzojmë asnjë të drejtë, kërkojmë që brenda kësaj jave të publikohen listat, të zbatohen ligjet e caktuara ose përndryshe herën tjetër nuk do të marrim përgjegjësi, protesta do të jetë e dhunshme. Kemi shumë veteran që luftuan për vendin. Qeveritarët nuk po e njohin moralin e luftës”, tha ai.
Ish luftëtari i UÇK-së, tha se veteranët kërkojnë që brenda një muaji, të njihen beneficionet e ushtarëve, në të kundërtën veteranët do të bëhen të dhunshëm.
“Ju betohem se do të përballeni me një ushtri që shkau s’mundi t’i dal ballë. Me kaq përfundoi protesta”, ka deklaruar Qeriqi.
Ndryshe, një komision i formuar nga Qeveria e Kosovës ka nxjerrë disa lista të verifikuara të veteranëve, por me shumë gabime dhe lëshime edhe të qëllimshme. Në këto lista kanë hyrë njerëz që nuk kanë qenë kurrë pjesë e luftës, por ka edhe të tullë që kanë qenë në UÇK, por nuk figurojnë si veteranë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












