Lajme
Protestohet kundër zyrtarizimit të shqipes në Maqedoni
Protestuesit shprehen kundër qeverisjes eventuale mes LSDM-së dhe BDI-së. Ata madje kanë lëshuar thirrje të shumta antishqiptare dhe kanë porositur se ligji për avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni nuk mund të miratohet

Në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë kanë vazhduar edhe sot protestat kundër koalicionit LSDM dhe partive shqiptare si dhe zyrtarizmit të gjuhës shqipe. Protestuesit në Shkup filluan para Qeverisë për të marshuar rrugëve drejt Kuvendit. Protesta u mbajtën gjithashtu edhe në Shtip, Kumanovë, Prilep dhe Kërçovë.
Ka filluar protesta para Qeverisë. Vërehet një numër i madh protestuesish, në mesin e tyre edhe ish funksionarë të VMRO-DPMNE-së, shkruan alsat.mk. Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit duke brohoritur “Evropë largoi duart nga Maqedonia”.
Protestuesit kanë filluar të grumbullohen para qeverisë. Ndërkohë që është vërejtur se si iu ndahet edhe nga një shall. Ndryshe sipas paralajmërimeve, sonte përveç në kryeqytet protesta do të organizohen edhe në qytetet e tjera të vendit.
Protestuesit shprehen kundër qeverisjes eventuale mes LSDM-së dhe BDI-së. Ata madje kanë lëshuar thirrje të shumta antishqiptare dhe kanë porositur se ligji për avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni nuk mund të miratohet.
Marshi si zakonisht edhe sonte pritet të nis nga Qeveria dhe të përfundoj para ndërtesës së Kuvendit.
Disa persona që ndodheshin në pjesën e sipërme të portës “Maqedonia”, kanë hedhur një grumbull kartëmonedha, të cilat ishin të shtypura në dy gjuhë, në maqedonisht dhe në shqip (të përgatitur dhe të printuar nga kompjuteri).
Gazetarët të interesuar për këtë dukuri kanë filluar të filmojnë këto kartëmonedha, por pikërisht në këto momente janë sulmuar nga katër persona që ndodheshin në pjesën e sipërme të portës “Maqedonia”, menjëherë pas agresionit të katër agresorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në pjesën e sipërme të portës “Maqedonia” po qëndrojnë akoma disa persona, ndërsa policia po bën përpjekje të kapë personat që kanë ushtruar dhunën ndaj dy gazetarëve.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri