Lajme
Protestë në Shkup, Maqedonia në tension!
Mijëra shqiptarë kanë protestuar në Shkup, kundër dhunës që huliganët maqedonas po ushtrojnë ndaj fëmijëve shqiptarë. Protesta kaloi në dhunë, ku u lënduan disa persona dhe policë..
Mijëra shqiptarë kanë protestuar të shtunën në Shkup kundër huliganëve maqedonas të cilët sulmuan një ditë më parë nxënësit shqiptarë në disa lagje të kryeqytetit. Protesta nisi e qetë, por kaloi në rebelizëm, ku si pasojë e ndërhyrjes së policisë speciale, u lënduan disa persona.
Madje nga Qeveria e Maqedonisë, protesta është zhvendosur në lagjet e shqiptarëve, Bit Pazar e Çair, ku tymi nga një djegie e një autobusi lokal, ka mbuluar pothuajse të gjithë lagjet shqiptare.
Protesta e shqiptarëve pasoi protestën e organizuar nga ish-forcat e sigurisë maqedonase “Dinjiteti”. Këta të fundit në shenjë pakënaqësi që në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ka ardhur Talat Xhaferi, një ish komandant i guerilëve të UÇK-së, kanë ushtruar dhunë ndaj nxënësve shqiptarë.
Protesta e ditës së sotme, siç raportojnë mediet nga Maqedonia, ka dalë jashtë kontrollit kur një pjesë e protestuesve kanë vazhduar të dhunojnë objektet përgjatë rrugës, në mesin e të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”.
Pas kësaj forcat policore kanë shtuar radhët dhe në përforcim kanë mbërritur edhe autoblinda, të cilët kanë përdorur dhe gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë protestuesit, që demolonin disa makina në Çarshinë e Shkupit.
Përleshja e protestuesve me forcave policore ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes më lagjen e Bit Pazarit. Gazi lotsjellës që është hedhur në masë të madhe nga Policia, ka depërtuar në shtëpitë e vendbanimeve shqiptare, në lagjet Seravë dhe Gazi Babë.
Ndryshe Hazret Jakupi, një nga protestuesit ka deklaruar se protesta nuk është e drejtuar kundër askujt, por shpreh dhimbjen dhe indinjatën për rrahjen e fëmijëve shqiptarë.
“Ne nuk duam incidente, duam paqe. Mjaft ishte rrahja e fëmijëve shqiptarë”, ka deklaruar Jakupi.
Ndryshe njësitet speciale të policisë maqedonase janë grumbulluar në lagjet e qytetit të banuar me shumicë shqiptare. Turmat është shpërndarë, ndërsa akoma vazhdon situata të jetë e tensionuar. Në ndërkohë dhjetëra persona kanë pësuar lëndime nga përleshja me policinë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
MPB e Maqedonisë pritet të informojë me detaje të tjera mbi ngjarjen, duke paralajmëruar se janë arrestuar disa protestues të rinj dhe se po ndërmerren masa për pastrimin e terrenit nga dëmet e shkaktuara nga protestat dhe eskalimi i tyre që u shoqërua me dhunë, demolime dhe incidente.
Ndërkohë në këtë zonë nuk ka lëvizje të lirë dhe se po mbretëron situatë e tensionuar.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka deklaruar për agjencinë MIA se disa persona janë arrestuar, dhe se priten edhe ndalime të tjera nga protestuesit, kryesisht të rinj.
“Gjatë dhunës dhe protestave janë lënduar dy policë, janë dëmtuar dy makina policie, si dhe disa shenja komunikacioni dhe stacione urbane të autobusëve. Por, dëmi më i madh i është shkaktuar makinave private dhe objekteve. Janë demoluar makina private”, ka theksuar Kotevski.
Protestat e fundit në Maqedoni kanë dëshmuar se raportet ndëretnike në këtë shtet mbesin shumë të brishta. Mjaftojnë disa shkëndija dhje situata të dal jashtë kontrollit. Pikërisht për këtë çështje, bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Qeveria në Shkup që ta realizoj në përpikëri Marrëveshjen e Ohrit.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











