Kosova
Protestë në Hagë
Para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë mërgimtarët janë duke protestuar e kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, seanca ndaj të cilëve ka nisur këtë të hënë.
Nga Austria, Zvicra dhe Gjermania janë mbledhur për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së.
Në protestë po marrin pjesë qytetarë të shumtë e personalitete të ndryshme.
“Ne ishim viktimë kolektive e një shteti gjenocidal. Nuk po kërkojmë as më pak e as më shumë sesa drejtësi. Liria ka emër – Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë Lindita Haxhiu-Zeqiri, njëra nga protestueset. Milaim Gashi ka shkuar në Hagë para Gjykatës Speciale nga Freiburgu i Gjermanisë për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së gjykimi ndaj të cilëve fillon sot në Hagë. Ai ka thënë se ndaj tyre po bëhet padrejtësi dhe ata meritojnë mbështetje. “Ne jemi këtu me tregu pakënaqësi ndaj gjykatës se Hagës, është një padrejtësi e madhe që po u bëhet krerëve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë ai. Ai po qëndron para ndërtesës së Gjykatës Speciale ndërsa më vonë do t’i bashkohet protestës së shqiptarëve të diasporës. “Do të solidarizohemi deri në fund”, shton ai, për koha.net, përcjellë albinfo.ch.
Pas dy vjet e gjysmë mbajtje në paraburgim, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dalin para trupit gjykues nën dyshimin se kanë kryer krime lufte.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










