Lajme
Protestë kundër “Ferronikelit”: Po bën vrasje masive
Dhjetëra protestues nga Drenasi, me maska në fytyrë, kërkuan nga Qeveria që të merr masa kundër ”Ferronikelit” i cili, siç thanë ata, po bën “vrasjen masive në Drenicë”
Privatizimi i ndërmarrjeve publike nuk ka sjelle rezultate të kënaqshme në Kosovë. Në shumicën e raste investitorët nuk i kanë përmbushur kriteret e kontratës, duke pasur në rend të parë vetëm përfitimet subjektive. Një rast konkret është kompanisë “Ferronikeli” në Drenas, i cili vazhdon të mbetet njëri nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në rajon.
Ndotja masive, ka nxjerr të mërkurën dhjetëra protestues nga Drenasi, të cilët me maska në fytyrë që mbulonin hundë e gojë, protestuar para ndërtesës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në Prishtinë, duke kërkuar që të merren masa për të parandaluar siç thanë ata “vrasjen masive në Drenicë”.
Xhavit Drenori, njëri nga organizatorët e protestës dhe anëtar i Kuvendit Komunal të Drenasit, ka thënë se në vazhdimësi kanë kërkesa dhe shqetësime të qytetarëve të Drenasit për ndotje të ambientit nga kompania “Ferronikeli”. Ai ka theksuar se qytetarët e Drenasit ndihen të lënë anash nga institucionet përkatëse, sa i përket monitorimit të mjedisit.
“Nga ndotja e mjedisit, qytetarëve të Drenasit çdo ditë po u bëhet shkelje e të drejtave elementare të njeriut dhe kështu është duke ndodhur një vrasje masive afatgjate e qytetarëve të Drenasit, sepse numri i rasteve të njerëzve të prekur nga kanceri është duke u rritur në mënyrë drastike nga viti në vit”, tha Drenori.
Ai i bëri thirrje Ministrisë së Mjedisit, që të kryejë punën e vet, t’u ofrojë qytetarëve të Drenasit të dhëna të sakta se çfarë ajri thithin ata.
Ndonëse zyrtarët e “Ferronikelit”, përmes një komunikate kanë theksuar se kompania vazhdimisht ka investuar dhe ka marrë masa në mbrojtje të, Drenori ka thënë se sikur t’i kishin përmbushur standardet “Ferronikeli”, nuk do të protestonin para Ministrisë së Mjedisit.
Ndryshe, Republika e Kosovës është vendi më i ndotur në Evropë, pavarësisht se nuk ka teknologji të rëndë prodhuese, ndërsa ndotësi më i madh regjional vazhdon të mbeten termocentrali që gjenden në Obliq afër Prishtinës dhe ata afër Ferronikelit në Drenas dhe Sharrcemi në Han të Elezit. Qytetarët që banojnë rreth ndotësve, janë të atakuar nga sëmundjet pulmonare.
Këtë problematikë e ka prezantuar në një reportazh edhe gazeta britanike “Guardian” para disa muajve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












