Shqipëria
Protestë e qetë e opozitës në Tiranë
Në Tiranë po vazhdon protesta e thirrur nga opozita e bashkuar, por për dallim nga herët e tjera, kësaj radhe ajo po mbahet e qetë.
Protestuesit fillimisht u mblodhën te Kryeministria, atu ku lëshuan balona duke kërkuar edhe largimin e kryeministrit. Po ashtu disa protestues kanë ngjyrosur një pjesë të mureve të ndërtesës së Kryeministrisë.
Në fjalën e tij përpara Kryeministrisë lideri i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se më 30 qershor po kërkon të dërgojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile.
Sipas tij, ai këtë po e bën vetëm për ta mbajtur pushtetin e tij. “Mjerë ai që nuk ka vesh e nuk dëgjon. E dëgjon e gjithë Shqipëria, e gjithë bota, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Rama ik”, ka thënë Basha.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se të gjithë shqiptarët janë për të kërkuar largimin e “kriminelëve” .
“Jemi këtu dhe nuk kemi për të ikur. Shtëpinë e mban i zoti, në fund të fundit. Ajo që shihet është një pjesëmarrje e madhe dhe përveç emocionit, ndjejmë edhe përgjegjësi për të gjithë këta qytetarë që i përgjigjen thirrjes së opozitës. Ne sot në atë shesh protestojmë për të gjithë ata socialistë që e kanë të pamundur të jenë aty”, theksoi ajo.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











