Lajme
Protestuesit në Bazel: “Masat e koronës shkelin të drejtat e njeriut”
"Masat e koronës janë plotësisht joproporcionale dhe shkelin të drejtat e njeriut", thotë bashkëorganizatorja Tatiana Chamina

Një tubim i madh kundër masave të Koronës është mbajtur në Bazel të shtunën pasdite. ”
Disa mjekë, satiristi Andreas Thiel dhe ish çiklisti i njohur Andrea Clavadetscher janë njoftuar si folës në një afishe.
“Masat e koronës janë plotësisht joproporcionale dhe shkelin të drejtat e njeriut”, thotë bashkëorganizatorja Tatiana Chamina për 20 minuten. Ajo është pjesë e grupit “Qëndrimi paqësor për të drejtat tona themelore dhe demokracinë”, transmeton albinfo.ch. Duhet të lejohet të vihen në dyshim masat, vazhdon Chamina: “Ato shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike dhe psikologjike”.
Në fotografitë e para, qindra pjesëmarrës mund të shiheshin pak pas orës 13:00. Shumë prej tyre nuk mbanin maskë higjienike. Sipas gazetës “Basler Zeitung” janë tubuar rreth 1500 veta. 25 punonjës policie janë në detyrë.
Siç thotë Chamina, leja është marrë për 5,,000 njerëz: “Ne po llogarisim pjesëmarrjen e rreth 3.000 vetave”, përcjell albinfo.ch. Ata janë porositur se duhet t`i përmbahen detyrimit për të mbajtur maskë. Por nëse mbajnë apo jo, në fund të fundit është përgjegjësia e tyre”.
(Foto: screenshot Youtube)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim