Shkurt.ch
Protestë e azilkërkuesve
Ata kishin organizuar një protestë kundër kushteve të këqija të jetesës në një strehimore nëntokësore
Në qendrën për strehimin e azilkërkuesve Hochfeld të Bernës ka ndodhur të mërkurën një incident në mes të banorëve dhe policisë. Azilkërkuesit kishin organizuar një protestë kundër kushteve të këqija jetësore në të cilat ata janë të detyruar të jetojnë, në një strehimore nëntokësore.
Ata kishin planifikuar që, në shenjë proteste, t`i nxirnin para strehimores dyshekët e tyre, ka thënë për mediet zvicerane një anëtare e organizatës që mbron refugjatët, “Bleiberecht-Kollektiv Bern”.
Por, udhëheqësia e qendrës ua ka ndaluar azilkërkuesve një veprim të tillë dhe njëherësh ka alarmuar policinë.policët mandej e kanë ndërprerë veprimin e protestueve.
Situata që mbretëron në qendrën e strehimit në Hochdorf ka ngjallur kritika nga anë të ndryshme. Në këtë qendër, në mesin e 160 të strehuarve ka edhe një numër fëmijësh. Ndërkaq, shumë nga azilkërkuesit e këtushëm vazhdojnë të mbeten aty prej më shumë se 7 muajsh.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









