Lajme
Protestat e mohuesve të koronës në Gjermani, prekin edhe Zvicrën
Konstanca është qytet që kufizohet drejtpërdrejt me Zvicrën, gjegjësisht Kreuzlingeni, një qytet më i vogël zviceran, është njëfarë vazhdimësie e Konstancës. Për këtë arsye, trazirat eventuale atje, e prekin direkt edhe Zvicrën
Demonstrues pro dhe kundër rregullave të Koronavirusit janë mbledhur sot në Konstanz , buzë Liqenit Bodensee. Për shkak të motit të keq fillimisht, nuk kishin ardhur aq shumë njerëz sa pritej, është shprehur policia në një bilanc fillestar të ndërmjetëm, shkruan srf.ch.
Konstanca është qytet që kufizohet drejtpërdrejt me Zvicrën, gjegjësisht Kreuzlingeni, një qytet më i vogël zviceran, është njëfarë vazhdimësie e Konstancës. Për këtë arsye, trazirat eventuale atje, e prekin direkt edhe Zvicrën, shkruan albinfo.ch. Nga ana tjetër, në Kreuzlingen ishte paralajmëruar një kundër-demonstrim, nga dega e atjeeshme e Partisë Socialdemokrate
Me fillimin e të ashtuquajturit zinxhir të njerëzve të paqes rreth Liqenit dhe kur moti nisi të përmirësohej, në këtë manifestim u dyndën më shumë njerëz.
Sipas bashkë-organizatorit Gerry Mayr, zinxhiri njerëzor do të kalojë përmes Lihtenshtajnit, Austrisë, Zvicrës dhe Gjermanisë.
“Nga pikëpamja e policisë, mëngjesi i kësaj të shtune ishte shumë i qetë deri në pasditen e hershme”, ka deklaruar policia e Konstancës .
Demonstratat e paralajmëruara për të shtunën (sot) dhe të dielën, janë drejtuar ndër të tjera, kundër masave për parandalimin e koronavirusit, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, iniciativa të shumta të qytetarëve kanë bërë thirrje për kundër-tubime.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











