Lajme
Protestat e dhunshme në Shqipëri: Plagosen 9 policë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë
Policia e Shqipërisë deklaron se 9 punonjës janë plagosur nga protestuesit mbrëmjen e sotme, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Gjithashtu policia deklaron se protestuesit, që i cilëson si ekstremistë të dhunshëm thyen xhamat e institucioneve dhe dëmtuan makinat. Policia e Shtetit thotë se bëri të gjitha përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së “papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve”, raporton abcnews.al, transmeton Albinfo.ch.
E ndërsa paralajmëron se kushdo që ka ushtruar dhunë do të përballet me ligjin, policia u kërkon organizatorëve që bënë thirrje për tubimin në rrjetet sociale që të ndalin thirrjet për dhunë. Policia thotë se “episodi i papranueshëm i vrasjes së një qytetari nga një punonjës policie, i cili po hetohet në gjendje arresti, nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër, për të plagosur rëndë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shkatërruar pronën publike dhe private”.
“Tubimi i nisur pasditen e sotme para godinës së Ministrisë së Brendshme u përshkallëzua në veprime të dhunshme, duke thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe duke plagosur disa punonjës policie që ishin në shërbim, në ruajtje të institucionit.
Më pas, turma u drejtua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u përqendruar perpara Kryeministrisë. Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës policie dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin Skënderbej.
Si pasojë e plagëve të marra, 3 punonjës policie janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë dëmtime serioze në kokë dhe në trup, të shkaktuara nga sulmi me sende të forta nga protestuesit, ndërsa 6 punonjës policie janë në gjendje më të stabilizuar. Edhe disa mjete policore u dëmtuan me sende të forta.
Policia e Shtetit bëri të gjitha përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë protestuesit që të mos ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve, pasi cilido do të përballet me pasojat ligjore.
Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve, të cilët kanë bërë thirrje sot në rrjetet sociale për t’u grumbulluar në protestë, të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar thirrjet për dhunë, pasi dhuna do të përballet me përgjigjen ligjore të Policisë së Shtetit.
Episodi i papranueshëm i vrasjes së një qytetari nga një punonjes policie, i cili po hetohet në gjendje arresti, nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër, për të plagosur rëndë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shkatërruar pronën publike dhe private” deklaron policia.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











