Lajme
Protesta të reja në Serbinë Jugore
Në Serbinë Jugore shqiptarët etnikë kërkojnë heqjen e një përmendoreje të policëve të vrarë. Më parë policia pati hequr një gur përkujtimor të kryengritësve të rënë
Në fundjavë mijëra shqiptarë etnikë në Bujanovc, në Serbinë e Jugut, kërkuan heqjen e një përmendoreje të xhandarëve të rënë serbë. Ajo përkujton policët serbë të rënë në luftërat me guerilën shqiptare. Krynegritja e tyre pati filluar gjatë luftës në Kosovë dhe përfundoi tek në vitin 2001 me një amnesti për kryengritësit. Qëllimi i guerilës ishte bashkimi me Kosovën, të cilën gjë duket se e do edhe sot shumica e banorëve shqiptarë të Luginës.
Protesta është një reagim ndaj zhvendosjes së një guri përkujtimor për kryengritësit shqiptarë nga Presheva fqinje. Xhandarmëria e pati larguar para dy javësh gurin e vendosur pa leje, i cili nga Beogradi konsiderohej si propagandë secesioniste. Lugina e Preshevës konsiderohet strukturalisht si regjioni më i dobët i Serbisë. Rreth 60 000 shqiptarë etnikë jetojnë në komunat kryesisht bujqësore të Bujanovcit, Preshevës dhe Medvexhës. Kush bën arsimim të mëtejmë ia mësyen Universitetit të Prishtinës dhe jo të Nishit apo të Beogradit. Që nga fundi i kryengritjes më 2001 ekziston edhe një këshill koordinues serbo – shqiptar, i cili do të duhej t’i çonte përpara reformat ekonomike dhe politike. Shqiptarët janë të dëshpëruar nga zbatimi i mangët , serbët bëjnë me dije në krizën ekonomike dhe në mungesën e vullnetit të shqiptarëve për t’u integrauar.
Lugina e Preshevës kufizohet drejtpërdrejt me Kosovën. Ekzistojnë lidhje të ngushta familjare dhe ekonomike tejkufitare. Negociatat që po zhvillohen për Kosovën kanë ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen në luginë. Kërkesat e Beogradit për autonomi të serbëve në veri të Kosovës, shqiptarët e Serbisë së Jugut po i faturojnë me kundërkërkesa për vetëvendosje në komunat e tyre. Për këtë ata po përkrahen nga Prishtina. Më kot u përpoqën shqiptarët e Serbisë Jugore që të përfshihen në bisedimet për Kosovën. Brukseli dhe Uashingtoni e hodhën poshtë këtë, sepse kështu do të shtohej presioni i ndryshimit të kufijve dhe atë përmes këmbimit territorial mes Kosovës Veriore dhe Serbisë Jugore.
Pas heqjes së lapidarit përkujtomor të guerilës, në Serbinë e Jugut pati qetësi. Kryeminsitri kosovar, Hashim Thaçi, kritikoi atë që asnjë shqiptar në Serbinë e Jugut nuk luajti as gishtin ndaj akcionit të policisë serbe. Pak më vonë ai u detyrua të dënojë aktet vandale të demolimit të varrezave serbe në tërë Kosovën. Qeveria e tij premtoi financimin e rindërtimit të tyre.
Autor: Andreas Ernst, Beograd
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











