Bota
Protesta të dhunshme në Francë për 1 Maj
Në mbarë botën u zhvilluan protesta për të kujtuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve.
Në disa qytete, protestat ishin paqësore dhe parakalime me pankarta në duar për më shumë të drejta, ndërsa në disa shpërtheu dhuna. Protesta të qeta janë zhvilluar në Prishtinë, por edhe Shqipëri e Maqedoni.
Kurse protesta të dhunshme kishte në Paris. Qindra tubues ishin në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit francez dhe shpejt, ato që duhej të ishin protesta paqësore, u shndërruan në dhunë e kaos, përcjell albinfo.ch.
Protestuesit sulmuan dyqane të ndryshme, që për grupe të vogla anarkiste janë simbol i kapitalizmit dhe shfrytëzimit të klasës punëtore.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe u përpoq të shpërndajë grupet problematike të anarkistëve. Mediat franceze raportojnë për disa të lënduar nga radhët e protestuesve.
Protesta pati edhe në Londër, por nuk u shoqëruan me dhunë.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













