Shqipëria
Protesta në Shqipëri në sytë e turistëve
“Gjithmonë paqe. Ne nuk duam luftë, nuk duam dhunë!”, thanë ata
“Erdhëm prej muzikës, thamë oh interesante”, u shpreh një turist i huaj. Për herë të parë Tomi bashkë me të dashurën e tij kanë ardhur nga Gjermania në Shqipëri për pushime, pavarësisht se situata në Shqipëri kishte mbërritur në veshin e tyre.
“Kam dëgjuar në Gjermani për protestat këtu. Kam lexuar edhe në gazeta për zhvillimet politike. Dhuna nuk është mënyra më e mirë, e duhura”, tha Tom Wollmer, turist.
Të befasuar me organizimin e protestës mbeten çifti skocez. Vizita e parë e Jim-it ka qenë një vit më parë për punë, ndërsa ka vendosur që këtë herë të sjellë bashkëshorten e tij të shohë Shqipërinë, por pa qenë në dijeni për manifestimin opozitar.
“Mendoj se është mirë që të ketë protesta. Nëse mendon se të shkelen të drejtat, duhet të protestosh”, u shpreh turistja Elspeth Sproat, raporton “TCH”.
“Por ne normalisht nuk kemi muzikë në protesta. Po më duket më shumë si koncert muzikor”, tha turisti Jim Sproat, përcjell albinfo.ch.
“Shumë i befasuar kur shoh kaq shumë njerëz, kaq shumë forca policie! Kam dëgjuar se protestën e shkuar u hodh bombë molotov dhe u bë një rrëmujë e vërtetë. I shoh policët të përgatitur me maskë kundra gazit, do të thotë që presin të ndodhë një rrëmujë tjetër. Ndaj më mirë të largohemi”, tha një tjetër turist.
“Dëgjova diçka që plasi, nuk ndihem dhe aq i sigurt tani. Në Hong Kong gjithashtu organizohen shpesh protesta, por në përgjithësi nuk janë të tilla, por të paqta”, thotë një tjetër i huaj.
Christian dhe Omar mësuan pasi erdhën nga Italia se do të kishte protestë. Kuriozë për të parë situatën u bënë pjesë e saj. Me dy gishtat lart, tregues të paqes, të rinjtë bëjnë thirrje për të mos pasur dhunë. Edhe pse, protestuesit i marrin për demokratë.
“Gjithmonë paqe. Ne nuk duam luftë, nuk duam dhunë!”, thanë ata.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













