Bota
Protesta në mbarë Evropën në mbështetje të refugjatëve
Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej: "Evropa është lagja më e afërt me Sirinë" dhe "Mirë se vini refugjatë"

Dhjetëra mijëra njerëz u grumbulluan në qendër të Londrës për të protestuar qëndrimin e qeverisë britanike rreth krizës së përshkallëzuar të refugjatëve.
Aktivistë të të drejtave të njeriut, politikanë dhe artistë marshuan në Sheshin e Parlamentit në solidaritet me refugjatët, të cilët janë duke u përpjekur për t’i shpëtuar konflikteve të armatosura, sidomos në Lindjen e Mesme.
Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Hapni Kufijtë” dhe ” Me rfugjatët kundër Torëve” një referencë për partinë e kryeministrit David Cameron.
Cameron ra dakord javën e kaluar për të marrë në 20 mijë refugjatë gjatë pesë viteve të ardhshme.
Një turmë prej rreth 30 mijë personash u mblodhën ne Kopenhagen të Danimarkës të shtunën në favor të marrjes së mijëra refugjatëve që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë, njofton VoA, përcjell albinfo.ch.
Media lokale raportuan se demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Evropa është lagja më e afërt me Sirinë” dhe “Mirë se vini refugjatë”.
Në Stokholm të Suedisë rreth një mijë njerëz u mblodhën në mbështetje për një politikë më bujare të qeverisë për të mirëpritur refugjatët.
Rreth 5 mijë njerëz, megjithatë, u bashkua me një protestë kundër emigrantëve në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, të shtunën, pasi qeveria kundërshtoi kuotat e refugjatëve të propozuara nga BE-ja.
Shumë prej tyre hidhnin parulla anti-islame, ndërsa një numër shumë më i vogël, rreth një mijë njerëz, u mblodhën në favor të mikpritjes së imigrantëve në Poloni.
Duke folur në Berlin të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi vendeve anëtare të BE-së për të ndarë përgjegjësinë e pranimit të personave që kërkojnë azil.
Gjermania pret që të marrë 800 mijë emigrantë dhe refugjatë vetëm gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti