Shqipëria
Protesta me tensione e të lënduar në Shqipëri
Raportohet se një person është lënduar në protestë dhe se është gjakosur
Protesta e opozitës në Tiranë është shoqëruar me tensione. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë të vendosur pranë pedonales dhe Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë.
Kjo ka bërë që palët të përplasen mes tyre dhe qytetarët kanë hedhur shashka dhe sende të forta.
Raportohet se një person është lënduar në protestë dhe se është gjakosur, raportojnë mediat shqiptare.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi pretendon se policia ka përdorur dhunë ndaj protestueseve femra. Ajo thotë se kjo është e paprecedentë, përcjell albinfo.ch.
“Të dhunohen femrat, të vihet dorë mbi gratë është fundi”, u shpreh ajo përpara kamerave, mjaft e indinjuar. Ndërkohë, protestuesit kanë thirrur në kor: “Sandër Lleshi, dil te sheshi!”.
Ish-deputeti Ervin Salianji tha se kryeministri Edi Rama kërkon që ta kthejë Shqipërinë si Venezuela e Maduros dhe se Partia Demokratike kërkon një qeveri shërbëtore të qytetarëve të saj.
“Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para e të zhvatë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi “Rama ik!”. Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros. Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi ‘Rama ik!’.
Ka vetëm një zgjidhje. Kjo rrugë të çon te demokracia e vërtetë, te zgjidhja për Shqipërinë si gjithë Evropa. Rama ik! Ju dhe cilido e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion, duke tentuar ti bëjnë presion qytetarëve, por si ata janë më të fortë se kurrë dhe bërtasin ‘Rama ik!’.
Prokurorët janë tredhur nga hallatet dhe nuk thërrasin asnjëherë zyrtarët. A i keni parë të shkojë aty, Gjinknuri, Dako, Afrim Qendro, Qazim Sejdini?! Ne nuk përdorim dhune. Nëse ne do të donim, e kapërcenim atë gardh për 2 minuta. Nuk ka gardh që na ndal ”, tha Salianji.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













