Lajme
Protesta masive në Podgoricë
Dyshohet se kryeministri Milo Gjukanovic ka ikur nga vendi. Protestuesit i kanë dhënë atij ultimatum të jap dorëheqje deri të shtunën
Mijëra qytetarë nën organizmin e Frontit Demokratik po protestojnë në Podgoricë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Milo Gjukanovic. Protestuesit i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së malit të Zi, që të japë dorëheqje deri të shtunën e ardhshme dhe të marrë vendim për një qeveri kalimtare.
Në të kundërtën, siç ka thënë lideri i Fontit Demokratik, Andrija Mandic, i gjithë Mali i Zi do të zhvendoset në Podgoricë.
Disa incidente kanë ndodhur gjatë protestës, kur protestuesit e kanë gjuajtur me shishe dhe gurë policinë. Në protestë sipas Gazetës Vijesti kanë marrë pjesë edhe persona të maskuar. Ndërkohë që tek Kuvendi i Malit të Zi ku është shënuar edhe incidenti më i madh, policia ka përdorur gazin lotsjellës, raporton express.
Më mesin e protestuesve kishte edhe njerëz të maskuar, ndërsa kërkesa e tyre është që Gjukanoviq, të cilin ata e quajnë diktator, të largohet nga qeverisja. Sipas protestuesve, të cilët er gjuajtën me gurë objektin e qeverisë, ky kryeministër po i sjell të keqe këtij vendi.
Gjatë tubimit, Mandic ka thënë se kryeministri i Malit të Zi e ka lëshuar vendin me aeroplan në ora 18 e 30. Megjithatë një gjë e tillë nuk është konfirmuar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












