Kosova
AAK: Qeveria të ndajë 100 euro për secilin qytetar
Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se masat ekonomike të marra nga Qeveri në detyrë janë të pamjaftueshme dhe ka kërkuar që secilit qytetar t’i ndahen nga 100 euro.
Në një konferencë për medie, ku ka folur për rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së koronavirusit, AAK-ja ka propozuar që qytetarëve t’iu ndahen nga 100 euro për secilin.
“Ne si AAK propozojmë që të ndahen si mbështetje e menjëhershëm për secilin qytetar të ndahen nga 100 euro. Mbështetja do të shpërndahej bazuar në ekstraktet familjare në secilën komunë. Nga ekstraktet nxirren saktë numri i familjeve dhe anëtarëve të tyre rezidentë në Kosovë dhe kështu mbështesim drejtpërdejt secilën familje sipas numrit të anëtarëve pa dallim në tejkalim të kësaj pandemie”, tha ai.
“Tashmë jemi të vetëdijshëm se krizën ekonomike e kemi në derë dhe pasojat do të jenë edhe me të rënda nëse reagimi nuk do të jetë i fuqishëm. Masat e propozuara nga Qeveria nuk mjaftojnë dhe implementimi po shkon shumë ngadalë dhe është i ngarkuar me procedura dhe paqartësi që më shumë do të shkaktojë vonesa e që do të ndikojë në rritjen e pasigurisë ekonomike. Në këto masa nuk janë përfshirë edhe shumë kategori, si punëtorët pa kontrata, ekonomitë e vogla familjare e të vetëpunësuari e paregjistruar, nënat vetushqësuese që varen nga alimentacioni, familjet që jetojnë nga remitencat etj.”, ka thënë Abrashi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, vlera e kësaj përllogaritje do të ishte 170 milionë euro dhe këto mjete duhet të sigurohen sa më shpejt.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














