Lajme
Pronat hipotekë nuk i blenë askush
Si pasojë e mospërmbushjes së obligimeve ndaj bankave nga ana e kredimarrësve, Bankat kanë nxjerr shumë prona në shitje, por nuk ka bërës. Shumëkush nuk blenë këto prona, sepse konsiderohet si prona me “bela”
Bankat komerciale në Kosovë shpeshherë nxjerrin në shitje toka, shtëpi e dyqane që kanë mbetur hipotekë nga qytetarët që nuk kanë arritur t’i kthejnë kreditë, por ato vazhdojnë të mbesin pa titullarë të rinj, pasi në Kosovë vazhdon të mbizotërojë logjika, se këto prona nuk blihen nga pronarët e dytë. Prandaj shumica e pronave hipotekë, mbesin pa u shitur.
Për të marrë ndonjë vlerë të caktuar të kredisë, klientët e bankave, si peng duhet futur shtëpinë, dyqanet, veturat, tokat deri te pajisjet elektronike të shtëpisë, vlera e së cilave duhet të jetë më e lartë se e kredisë së miratuar. Por, për shkak të hezitimit të qytetarëve për blerje të këtyre pronave me procedurë gjyqësore, në shumicën e rasteve hipotekat i blejnë vetë bankat, thonë përmbarues privat në Kosovë.
“Ekzekutimi i Hipotekës” nënkupton procedurën gjyqësore për shitjen e kolateralit të hipotekës me qëllim për të përmbushur një detyrim që sigurohet me hipotekë në rastet kur kredimarrësi nuk i përmbush detyrimet sipas marrëveshjes me bankat.
Fadil Hoxha është zëvendëskryetar i bordit të Odës së Përmbaruesve Privat në Kosovë. Ai thotë për REL se qytetarët ende hezitojnë të blejnë prona të lëna hipotekë në banka.
“Ka një hezitim nga personat tjerë, ndërkaq zakonisht këto hipoteka që i kanë lënë debitorët, si garanci për kthimin e kredisë, kryesisht ose 95 për qind prej tyre, i blejnë vetë kreditorët, përkatësisht bankat”, thotë Hoxha.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike, thonë se tradita e qytetarëve në Kosovë nuk lejon për të blerë prona nga palët e treta, e që janë në ankande publike.
Profesori i ekonomisë, Naim Gashi shprehet se në disa raste të shitjes së hipotekave, blerësi i ri ka pasur problem nga personi, i cili nuk ka arritur të shlyejë borxhin në bankë.
“Pra, arsyeja kryesore qëndron se qytetarët dhe bizneset nuk kanë dëshirë që përmes blerjes së pronës të blejnë edhe probleme. Kjo ndikon shumë negativisht në funksionimin e tregut të patundshmërive dhe interesave bankare në Kosovë. Në pamundësi për shitjen e hipotekave, bankat po i mbajnë të larta kamatat e kredisë”, vlerëson Gashi.
Ai thotë se edhe mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë, ndikon në këtë drejtim.
“Sa i përket aspektit legal, unë mendojë se nuk ka asnjë problem për blerjen e këtyre pronave, sepse pronarët janë të ligjshëm dhe legal, por duke marrë parasysh sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, shpesh herë ka ndodhur që pronarët e rinj të kenë probleme nga pronarët e vjetër, të cilët pronat e tyre i kanë humbur në hipotekë”, shpjegon Gashi.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, mbi 2. 2 miliardë euro ka arritur vlera e kredive në 10 bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, me kamata të interesit mbi 8 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë. Ndërsa kreditë e këqija, ato që nuk kthehen janë më të voglat në gjithë rajonin e Ballkanit me 6.2 për qind.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











