Lajme
Promovohet pulla postare “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”
Misioni i Filatelisë së Postës së Kosovës ka promovuar pullën postare me emblemën e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci të rënë dëshmorë në luftën UÇK-së.
Në 16-vjetorin e rënies për liri, Posta e Kosovës promovoi pullën postare kushtuar dy heronjve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci të rënë dëshmorë në luftën UÇK-së. Me këtë pullë, siç u tha në një ceremoni, shteti i përkujton heronjtë e saj. Po ashtu në këtë përvjetor edhe Ambasada e Kroacisë nderoi bashkëshortët Lladrovci.
Misioni i Filatelisë së Postës së Kosovës, siç u tha në ceremoni, nëpërmjet pullave postare, promovon vlerat historike, kombëtare, kulturore, shkencore e sportive të Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.
“Sot ndihemi krenar që po e promovojmë një nga pullat postare më të çmueshme të Filatelisë së Postës së Kosovës, e cila u dedikohet dy heronjve të kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, ka thënë kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.
Imazhi dhe historia që përcillet përmes kësaj pulle postare, sipas tij, do të udhëtojë jo vetëm nëpër trojet shqiptare, por në tërë globin.
“Ne duam që edhe bota të mësojë për dy viganët e lirisë së Kosovës”, ka theksuar Hoxha.
Në manifestimin e mbajtur në Tetarin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë kanë marrë pjesë personalitete të shquara nga Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve si dhe veteranë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për kontributin në luftën çlirimtare në Kroaci, familjes së Fehmi e Xhevë Lladrovcit u është dorëzuar një medalje nga shteti kroat përmes përfaqësuesit të Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Prishtinë, Tomislav Pavkovic, si dhe një Mirënjohje nga Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë nga Kroacia.
Për këto dy figura, bashkëshortët që ranë për liri, foli bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari i tyre, Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, ndërkaq në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.
Në shenjë respekti, kryeshefi Sejdi Hoxha u ka dorëzuar familjes Lladrovci dhe Krasniqi, Pullën Postare “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, e punuar në bronz. “Edhe në të ardhmen, Filatelia e Postës së Kosovës do ta ketë prioritet të nderojë të gjitha ata që me veprën dhe jetën e tyre nderuan popullin shqiptar”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe, Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci kanë rënë me 22 shtator 1998 në rajonin e Drenicës, i cili atëbotë ishte bastion i luftërave ndërmjet UÇK-së dhe forcat serbe të ish diktatorit Millosheviq. Lladroci para luftës në Kosovë ishte pjesëmarrës i luftës në Kroaci, ndërsa disa vite jetoi në mërgim.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












