Lajme
Promovohet në Vjenë libri “Unterwegs in Albanien” i autores austriake
Është promovuar në Vjenë libri i autores austriake Franziska Tschinderle "Unterwegs in Albanien" (Një udhëtim nëpër Shqipëri).
Libri është pritur shumë mirë dhe supozon të zbulojë shumë detaje rreth Shqipërisë, të cilat mundësojnë këndvështrime të reja për lexuesin gjermanishtfolës. Libri ka karakter reportazhi, të ndërthurur me fakte historike.
Ky libër i shtëpisë botuese “Dumont Verlag” është një derë që u hapet vendeve gjermanishtfolëse, nëpërmjet të cilës ata mund ta shohin Shqipërinë me një sy tjetër si dhe ta njohin më afër se kurrë.
Ideja për të shkruar një libër rreth Shqipërisë ka ardhur si rrjedhojë e kandidaturës se saj për të hyrë në BE si dhe e interesit në këtë kuadër për të kuptuar gjendjen aktuale politiko-shoqërore, duke iu referuar të kaluarës historike.
“Ne s’mund të kuptojmë Shqipërinë e sotme pa kuptuar atë të djeshmen”, është shprehur Tschinderle në përurimin e librit.
Libri trajton disa nga temat më pikante rreth Shqipërisë, si: e kaluara komuniste, varfëria dhe ekonomia e dobët, problemet e drogës dhe të korrupsionit si dhe mungesa e perspektivës së të rinjve. Nga ana tjetër, autorja është munduar të flasë dhe për anë të mira si: natyra dhe bregdeti i bukur, njerëzit mikpritës, toleranca fetare etj.
“Në asnjë vend tjetër të Evropës nuk ndriçon dielli aq ditë sa në Shqipëri. E megjithatë ky libër nuk do të ofrojë vetëm Shqipërinë e broshurave të ilustruara turistike, por edhe anët e errëta të një vendi që cilësohet ndër më të varfrit në Evropë dhe që akoma nuk ka arritur të pajtohet me të kaluarën e vet”, e përshkruan Tschinderle librin e saj.
Në prezantimin e librit kanë qenë prezent përfaqësues të politikës si nga ana shqiptare, ashtu dhe ajo austriake.
Të interesuarit që dëshirojnë ta blejnë librin “Unterwegs in Albanien”, mund ta gjejnë duke klikuar këtu: https://www.thalia.de/shop/home/artikeldetails/ID148152065.html?fbclid=IwAR2Y8n73maqQ1Tw945Uap5_ZT3NP9Xr72XUybGfqAhHj-00-AHjhI1FpZlA
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











