Shkurt.ch
Promovohen në Llozanë të Zvicrës, qaforet me punim artizanal nga Kosova
Të shtunën që lam pas, u përmbyll manifestimi i traditave kulture MÉDITÉRANIENNE e organizuar nga komuna e Lozanës në Zvicër.
Në këtë manifestim, u promovuan vlera të kulturës shqiptare, duke filluar nga arti, letërsia , turizmi dhe kulinaria, shkruan albinfo.ch.
Swiss Albania Event që udhëheqet nga zonja Aina Hoti, në një binjakëzim frytdhënës me Social Creativity që udhëheqet nga zonja Vlora Ademi në bashkëpunim me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas që udhëheqet nga zonja Kadire Tahiraj , në kuadër të promovimit kulturor të Shqipërisë, është promovuar produkti artizanal , qafore – medaljon të punuar nga gratë, që janë vikatima të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, apo sic janë quajtuar qaforet e rikthimit të shpresës.
“Përmes bashkëpunimeve të tilla, ne do të jemi zë i denjë i promovimit të vlerave kulturore, kudo ku jemi të mirëpritur. Jo më kot thonë “bashkimi bën fuqinë”, vetëm kështu mund të bëhemi zë i vlerave kulturore gjithandej.Dhe kur iniciativa të tilla janë qëllimmira, nuk ka kufinj që na ndajnë për të shpërfaqë tek të tjerët traditën dhe kulturën e mirëfilltë. Andaj, theks të veçantë do ti kushtohet punës dhe përkushtimit të grave nga QPDG, që ne sot na bëjnë krenarë me forcën dhe vullnetin e tyre. Gjithmonë do t’i mbështesim në punën e tyre kaq të bukur! Bashkë, gjithmonë do të jemi jehonë e zërit të tyre!”, tha për albinfo.ch Aina Hoti.












E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










