Literaturë

Promovohet në Cyrih libri i Mira Kazhanit, “Një ditë tjetër”

Libri “Një ditë tjetër” i autores Mira Kazhani, gazetare e njohur nga Tirana, promovohet më 29 nëntor në Cyrih. “Ju ftojmë të merrni pjesë në një ngjarje të veçantë dhe frymëzuese në Zürich: Promovimin e librit të Mira Kazhanit mbi përballjen e saj të guximshme me kancerin në gji”, thuhet në njoftimin e botuesit.
“Ejani të dëgjoni historinë e saj personale të mbijetesës, forcës shpirtërore dhe mesazhin e thellë për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm. Ky libër, i shndërruar në bestseller brenda pak javësh, është një dëshmi e shpresës dhe një burim frymëzimi për të gjithë”.
Data: 29.11.2025
Ora: 14.00
Vendi: Soho, Hardstrasse 260, Zürich
Shtëpia Botuese Dora D’Istria, Zürich dhe swissalbs Women