Lajme
Promovohet Libri i Autores Shqiptare në Kolegjin e Harvardit
Shqipe Sylejmani lindi në 1988 në Prishtinë, Kosovë, mirëpo jeton në Zvicër prej moshës 4 vjeçare
Libri ‘Barrë dhe Bekim’ i autores shqiptare me bazë në Zvicër, Shqipe Sylejmani, u promovua për herë të parë në SHBA në Kolegjin e Harvardit pranë komunitetit shqiptaro-amerikan.
Në një ngjarje dy-orëshe, autorja filloi promovimin e librit të saj para komunitetit prezent me lexime të shkëputura nga novela ‘Barrë dhe Bekim’, të cilat u shoqëruan me pika muzikore shqiptare nën interpretimin e jashtëzakonshëm të këngëtares Arjeta Zuta, shkruan albinfo.ch.
“Këtë promovim libri ia kushtoj gjyshit tim, i cili ndwrroi jetë vetëm një ditë më parë, mirëpo që inspiroi këtë vepër dhe vazhdon të jetojë mes rreshtash të këtij libri dhe në mendjet e lexuesve,” u shpreh zj. Sylejmani teksa filloi ngjarja prmovuese.
Shqipe Sylejmani lindi në 1988 në Prishtinë, Kosovë, mirëpo jeton në Zvicër prej moshës 4 vjeçare. Studioi gazetarinë dhe komunikimin në Cyrih ku më pas punoi si gazetare në Zvicër dhe Nju Jork. Që prej 2018-ës, është përfshirë në promovime kulturore si dhe është presidente e asociacionit “Kulturwerkstatt: Techno”. Në librin e saj të parë, novelën ‘Barrë dhe Bekim’, ajo shikon mbrapa në përvojën e saj të migrimit dhe udhëtimet në vendin amë.
“Eventi ishte tejet mbresëlënës. Mendoj që studentet dhe të ftuarit përfituan nga eventi dhe eksperiencat që Shqipja ndau me ne. Promovimi i librit ishte po aq unik sa dhe libri.” tha Gred Braho, Kryetar i Asociasionit të Studentëve Shqiptar në Harvard.
Ngjarja u mbështet nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Kolegjit Harvard, e cila ka për qëllim të bashkojë studentët me origjinë shqiptare dhe studentët e interesuar për kulturën shqiptare, historinë dhe çështjet bashkëkohore.
Në një bashkëbisedim përcjellës, pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe pikëpamjet e tyre mbi çështjet dhe vlerat shqiptare, sfidat e identiteteve paralele, si dhe identifikimin kombëtar.
Ndër tjera, Sokol Lushllari nga organizata MAAS BESA tha se është e rëndësishme për të që të ruaj kulturën dhe traditën shqiptare, dhe se duke qenë prezent në ngjarjen promovuese të librit ai dhe të tjerët po ndihmojnë të ruajnë dhe promovojnë atë.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja














