Lajme
Promovimi i investimeve në Kosovë, detyrë jona e përbashkët
Steiner: Ne llogarisim se në forum do të kemi pjesëmarrjen cilësore të rreth 20 ndërmarrjeve, gjë që me siguri mund të vlerësohet si sukses
Më 19 dhe 20 qershor në Prishtinë, në partnertitet në mes të Kosovës dhe Zvicrës mbahet Forumi për promovimin e investimeve në Kosovë. Dhoma trtegtare Zvicër – Evropë e Mesme (SEC) është ndër organizatorët kryesorë të forumit. Menaxheri i kësaj dhome, Max Steiner, në një bisedë me albinfon jep hollësitë rreth këtij aktiviteti. Sipas tij, organizimi është i nivelit më të lartë, gjë që e tregon edhe mbështetja e forumit nga instancat më të larta të institucioneve kosovare, të ambasadave respektive Zvicër-Kosovë etj. Albinfo.ch: Cili është roli i organizatës që përfaqësoni ju, SEC në këtë forum?Max Steiner: Mandati ynë “nxitja e tregtisë në Kosovë” përfshin veç të tjerave përcjeelljen e informacioneve dhe të kontakteve për ndërmarrjet zvicerane në terren. Në këtë kuadër SEC është e ngarkuar nga Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO) të motivojë firmat që të investojnë në Kosovë dhe në përgjithësi për të etabluar marëdhëniet bilaterale tregtare. Albinfo.ch: Kush janë pjesëmarrësit ose çfarë strukturash përfaqësohen në forum?Max Steiner: Vetë SEC është një rrjet i gjerë partnerësh kooperues. Për informimin dhe përfitimin e pjesëmarrësve kemi mbështetjen e fuqishme të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër, pastaj të albinfo.ch dhe të SECO-s. Organizimin në Prishtinë e koordinon ECIKS (Economic Initiative for Kosovo) së bashku me IPAK (Investment Promotion Agency of Kosovë – APIK Agjencia ppër Promovimin e Investimeve në Kosovë), Ambasada e Zvicrës dhe Zyra zvicerane e kooperimit. Albinfo.ch: Po si qëndron puna me pjesëmarrjen e zviceranëve në këtë forum? A ekziston në përgjithësi interesim i ndërmarrësve zviceranë për të marrë pjesë aty dhe për të investuar në Kosovë? Max Steiner: Përkundër klimës gjithnjë më të vështirë biznesore, janë disa shembuj të mirë të investimeve zvicerane në Kosovë. Në këtë kontekst, diaspora kosovare luan një rol të rëndësishëm.Deri më tash janë paraqitur përfundimisht për pjesëmarrje në forumin ekonomik të Prishtinës 10 firma ose individë, që të gjithë me rrënjë nga Kosova. Në mesin e të interesuarve që janë regjistruar, ka edhe firma që kanë valorizuar në mënyrë serioze produkte të caktuara kosovare. Ne llogarisim se do të kemi pjesëmarrjen cilësore të rreth 20 ndërmarrjeve, gjë që me siguri mund të vlerësohet si sukses.Albinfo.ch: Çfarë janë pritjet tuaja konkrete nga ky organizim?Max Steiner: Forumi do të gëzojë edhe në Kosovë një vëmendje të madhe dhe do të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet ekonomike. Përmes vendosjes konkrete të kontakteve individuale gjatë vitit, ne shpresojmë se aktiviteti tjetër i radhës do të tërheqë dhe do të bindë edhe më shumë KMU (Ndërmarrje të vogla dhe të mesme) për të investuar në Kosovë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












