Lajme
Promovim i përbashkët i turizmit Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi
Qeveritë e tri shteteve, Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, komunat ndërkufitare, si dhe rrjeti i organizatave joqeveritare po bashkëpunojnë për zhvillimin e turizmit duke shfrytëzuar resurset e pasura të trekëndëshit kufitar
Bukuritë e rralla natyrore dhe kulturore, e bëjnë trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi një atraksion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal.
Në kë hapësirë të brezit kufitar Peja, komunë perëndimore e Kosovës, kryeson në zhvillimin dhe e promovimin e turizmit të Kosovës si në rajon ashtu edhe më gjerë në botë, thotë për DW kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha.
„Parku i Paqes në Ballkan“, “Majat e Ballkanit”, projekti “Slow Food”, i cili pritet të fillojë, janë projektet ndërkufitare, të cilat e kanë zgjedhur Pejën si destinacion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal.
Projektet, për të cilat kemi apikuar në fondet e IPA-s(Instrumenti për Parananëtarësim në BE) do t´i japin një shtytje të mëtejshme zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe sektorit të turizmit, sepse rajoni i Rugovës me resurset e veta ka shanset më të mira për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm”,thotë kryetari Berisha.
Komuna e Pejës me projektin ndërkufitar “Majat e Ballkanit”, në mesin e 46 shteteve konkurruese të gjashtë kontinenteve nga Organizata Botërore e Turizmit „World Travel and Tourism Council“ në prill të këtij viti mori çmimin e parë si destinacion turistik.
Ky projekt i financuar nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ-së u përqafua nga qeveria e Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, me qëllim të zhvillimit të turizmit ndërkufitar; krijimin e frymës së bashkëpunimit ndërmjet të tria vendeve; krijimin e parakushteve për zhvillimin e turizmit; krijimin e paketave turistike rajonale; , etj.
Porjekti për turizmin e së nesërmes në realizimin e të cilit bashkëpunuan ministritë e të tria shteteve, komunat dhe OJQ-të, ka shlyer nga harta vijat kufitare në mes tri vendeve fqinje, thotë Arta Istrefi, këshilltare politike për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës.
“Turistët mund ta shfrytëzojnë shtegun e gjatë 192 kilometra, i cili ngjitet nga Gryka e Rugovës nga Kosova, shtrihet deri në Plavë të Malit të Zi në njërën anë dhe në Theth si dhe Valbonë në Shqipëri, nga ana tjetër. Këtë projekt të filluar në vitin 2010 dhe të financuar nga qeveria gjermane, ministritë tona synojnë ta përtërinë. Ndërsa, bartëse të projektit do të jenë sërish komuna e Pejës, e Plavës dhe e Shkodrës, të cilat kanë themeluar grupin drejtues për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij projekti”, shpjegon Istrefi.
Një rol i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit ndërkufitar kanë organizatat joqeveritare dhe rrjetëzimi i tyre, thotë Fatos Lajci, drejtor i ERA Group, e cila funksionon me këtë strategji dhe është nënshkruese e memorandumeve të shumta ndërrajonale.
Lajci beson se bukuritë natyrore dhe kulturore, flora dhe fauna, mikpritja dhe bujaria me të cilën shquhen banorët e brezit kufitar, janë potencialet më të rëndësishme që garantojnë suksesin.
Rrjeti i OJQ-ve të të tria shteteve ka arritur t‘i bashkojë kryetarët e komunave ndërkufitare dhe qeveritë e të tria shteteve në qëllimin e përbashkët të zhvillimit të këtyre zonave.
Por, shfrytëzimi i këtyre resurseve lë për dëshiruar, meqenëse duhet përkushtimi që nga qytetari deri në hartimin e një strategjie shtetërore për ruajtjen e ambientit së pari, në mënyrë që t‘i joshim vizitorët me krijimin e kushteve më elementare “, thote Lajci, regjisor filmi dhe ambientalit, i cili një dekadë të jetës ka kaluar në hulumtimin dhe promovimin e resurseve të bjeshkëve të këtij rajoni ndërkufitar.
Programi „Seenet 2“ , është një rrjet ndërkufitar bashkëpunimi ndërmjet Italisë dhe Evropës Juglindore, i cili punon në programin trevjeçar ndërrajonal për decentralizimin e bashkëpunimit, me qëllim të fuqizimit të aftësive menaxhuese si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm lokal në Pejë, Shkodër, Nikshiq, Kraljevë dhe Nish.
Financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, provincës autonome të Trentos dhe komunës së Pejës, projekti Zhvillimi i Turizmit Rural në rajonin e Rugovës, është finalizuar me pesë shtëpi akomoduese në katër fshatra, me tabela orientuese, shtigje për këmbësorët si dhe muzeun nga jeta dhe tradita e këtyre trevave.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










