Kosova
Prokuroria Speciale merr përgjigje nga organet serbe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë përgjigje në kërkesat e saj, të cilat ua ka drejtuar organeve kompetente të Serbisë për procesin hetimor lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.
Prokuroria ka treguar se: “Në kërkesën e parë të PSRK-së, e cila është paraqitur për herë të dytë, për dërgimin e thirrjeve hyrëse dhe dalëse, të SMS-ve dhe IMEI-t në telefonat e viktimës, Oliver Ivanoviq, organet serbe kanë thënë se këtë kërkesë duhet drejtuar te Telekomi serb (MTS) në Mitrovicën e Veriut, edhe pse nga PSRK-ja kjo kërkesë në fillim është dërguar pikërisht te Telekomi serb në Mitrovicën e Veriut, të cilët patën thënë se në pamundësi teknike duhet drejtuar organeve kompetente në Serbi. Pra, Telekomi serb në Mitrovicën e Veriut dhe organet kompetente në Serbi, për realizimin e kësaj kërkese të PSRK-së po e hedhin topin të njëra tjetra”.
Kërkesa e dytë e PSRK-së ka qenë identifikimi dhe ekzaminimi i personit me mbiemrin Komatina, me të cilin ka kontaktuar i pandehuri D.M, pak minuta pas vrasjes se Oliver Ivanoviqit.
“Lidhur me këtë kërkesë organet serbe kanë thënë se kompania telefonike nuk posedon të dhëna personale dhe nuk ka mundur të identifikojë përdoruesin e telefonit me mbiemrin Komatina”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Në kërkesën e tretë, PSRK-ja ka kërkuar identifikimin dhe intervistimin e dëshmitarit Sasha Jankoviq, i cili përmes telefonit ka kontaktuar me viktimën Oliver Ivanoviq.
“Lidhur me këtë kërkesë, Zëvendësprokurori kundër krimit të organizuar në Beograd ka intervistuar dëshmitarin Jankoviq, ku një kopje e procesverbalit të intervistës dhe shkresat e tjera përcjellëse i janë dorëzuar PSRK-së”, ka njoftuar prokuroria.
Në kërkesën e katërt të PSRK-së është kërkuar të kryhet kontrolli i veturës “Opel Astra”, e cila dyshohet që është përdorur në rastin e vrasjes se Oliver Ivanoviqit, për arsye se dyshohet se e njëjta veturë është parë disa ditë para vrasjes së politikanit Ivanoviq në fshatin Rudnicë të Komunës së Rashkës, pranë shtëpisë së qytetarit M.R., apo afër ndonjërës prej shtëpive të miqve të tij.
“Organet serbe kanë thënë për këtë kërkesë se Enti Gjeodezik Republikan, Sektori për Kadastër, i ka informuar se qytetari M.R. nuk ka të regjistruar pronë të paluajtshme në Republikën e Serbisë. Po ashtu, lidhur me veturën e lartcekur, kanë thënë se nuk është parë në rajonin e fshatit Rudnicë në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018”, thuhet në njoftim.
Kërkesa e pestë ka qenë ekzaminimi i klonimit të gëzhojave dhe predhave të gjetura në vendin ku ka ndodhur vrasja e Oliver Ivanoviqit.
“Organet serbe kanë thënë se kanë bërë ekzaminimin e kërkuar dhe se arma e përdorur në vrasjen e Oliver Ivanoviqit nuk ka hasur në përputhshmëri të përdorimit të saj në ndonjë rast tjetër në Serbi”, është përgjigja e organeve serbe drejtuar Prokurorisë Speciale në Kosovë.
Të gjitha këto që u cekën më lart do të jenë pjesë përbërëse e shkresave të lëndës se rastit Ivanoviq, ndërsa PSRK-ja ka thënë se është e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit me organet kompetente të Serbisë, me qëllim të zbardhjes së vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














