Kosova
Prokuroria Speciale e fton serbin e akuzuar për krime lufte që të paraqitet në gjykatë
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka ftuar të paraqiten në seancë gjyqësore Millan Jovanoviq dhe Dejan Raçiq, të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit të së martës, Jovanoviq, i lindur në Ferizaj, me nacionalitet serb, e tash me vendbanim të panjohur, akuzohet se me persona të tjerë të panjohur, të uniformuar dhe të armatosur, kanë kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.
Themelorja ka shtuar se Jovanoviq duhet të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale “të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar”.
Ndërsa, edhe Dejan Raçiq, i lindur në fshatin Videj në Klinë, i nacionalitetit serb, dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.
“Konform nenit 303, paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata u bënë thirrje të akuzuarit Dejan Raciq të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar më datë dhe në kohë si më lart”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.
Ndërsa, Gjykata ka bërë thirrje që çdo informacion mbi vendndodhjen e Raçiqit, t’i komunikohet Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











