Kosova
Prokuroria po heton votat nga diaspora, “Daka s’është pjesë e hetimit”
Prokuroria përmes një komunikate të enjten ka thënë se po i heton pretendimet lidhur me manipulim të votave nga diaspora
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke i hetuar pretendimet se janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por, ka mohuar se pjesë e hetimit është edhe ish-kryesuesja e KQZ-së pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili pati thënë se prokuroria po heton edhe disa vota nga Austria dhe pati përmendur Valdete Dakën, duke thënë se ato manipulime “nuk kanë mundur të bëhen pa dijeninë e saj”.
Besnik Bislimi, në Deskun e KOHËS pati komentuar shkarkimin e Dakës nga pozita si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shtuar se Daka kishte qëllim të krijonte terren të papërshtatshëm për VV-në për fitore, përcjell Albinfo.ch.
“Zonja Daka ka pasur një rol shumë destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit në çdo fazë të përgatitjeve të zgjedhjeve, ka qenë pjesë e orkestrimeve që janë munduar t’iu kufizojnë qytetarëve të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ka pasur pjesëmarrje aktive në orkestrimin e manipulimeve në listën e kandidatëve të VV-së që të krijohet një konfuzion te qytetarët. Krejt ideja e saj ka qenë që të krijohet një terren i përshtatshëm ku VV-ja nuk e arrin rezultatin e pritshëm, ndërsa roli i saj ka qenë balancues i forcave, nuk ka qenë që të mbajë anë. Nëse e shihni vetëm pyetjen në Këshillin Prokurorial që e ka dërguar se cilët personat duhet të largohen nga lista, i sheh synimet e saj. Plus ka disa gjëra që Prokuroria i ka hetuar me disa manipulime të votave nga Austria, që mendoj se këto nuk kanë mundur të bëhen pa dijeninë e saj”, pati thënë Bislimi të martën nga Brukseli.
Prokuroria përmes një komunikate të enjten ka thënë se po i heton pretendimet lidhur me manipulim të votave nga diaspora, porse, njoftohet tutje, se “Valdete Daka dhe as ndonjë zyrtar tjetër i KQZ-së nuk janë pjesë e këtij hetimi penal”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












