Lajme
Prokuroria padit Sanija Ametin: 10.000 franga me kusht dhe 2500 franga gjobë
Prokuroria Publike kërkon një gjobë me kusht prej 100 herë 100 frangash (gjithsej 10.000 franga) dhe një zhdëmtim prej 2,500 frangash

Prokuroria Publike e Cyrihut ka ngritur akuza kundër ish-politikanes së GLP-së, Sanija Ameti. 33-vjeçarja u kritikua pasi qëlloi një fotografi të Jezusit dhe Marisë.
Prokuroria Publike kërkon një gjobë me kusht prej 100 herë 100 frangash (gjithsej 10.000 franga) dhe një zhdëmtim prej 2,500 frangash, transmeton albinfo.ch. Gjoba do t’i nënshtrohet një periudhe prove dy-vjeçare. Aktakuza u bë publike nga Presidenti i organizatës Mass-Voll, Nicolas Rimoldi, i cili, së bashku me të tjerë, kishte paraqitur një padi kundër Ametit, shkruan srf.ch.
Bashkëpresidentja e Operacionit Libero dhe Këshilltarja e Qytetit të Cyrihut, Sanija Ameti, kishte qëlluar me pistoletë ajrore në një bodrum në vitin 2024 – duke mbushur një faqe katalogu të një shtëpie ankandi që paraqiste një fotografi të Marisë dhe Jezusit.
Ameti mandej kishte postuar dy fotografi të të shtënave në Instagram me fjalën “Abschalten” (“fike”). Edhe pse ajo e fshiu shpejt postimin dhe kërkoi falje, incidenti kishte bërë bujë në media, përcjell albinfo.ch. Një pjesë e GLP-së u distancua nga Ameti. Ajo gjithashtu humbi punën në një agjenci PR.
Në janar, ajo dha dorëheqjen nga GLP-ja dhe një ditë më vonë, njoftoi se do të mbetej bashkëpresidente e Operacionit Libero.
E-Diaspora
-
Me biçikletë nga Zvicra në Çegran: Mërgimtari Senad Mamudi përshkon mijëra kilometra për të vizituar vendlindjen Një histori e pazakontë vjen nga diaspora shqiptare: Senad Mamudi, 38-vjeçar me origjinë nga fshati Çegran...
-
Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë
-
Ansambli ‘Pavarësia’ përfaqëson kulturën shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar të Shtutgartit
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit
-
Mbante niqab në vend publik: Gjobitet kosovarja në Bernë
Jeta në Austri
-
“BALFIN Group” i Samir Manes blen godinën ikonike në “zemër” të Vjenës Samir Mane zgjeron investimet në Austri, duke u bërë së fundmi zotërues me 100% i një...
-
Laura Dahlmeier plagoset rëndë gjatë alpinizmit
-
Futbolli austriak nis sezonin me shpresë për më pak dhunë, por huliganët mbeten problem
-
Austri: Interneti, një nxitës kyç i radikalizimit
-
Tregu i birrës në Austri përshtatet me sistemin e ri të depozitave