Lajme
Prokuroria nesër ia jep familjes Dehari raportin e ardhur nga Zvicra
Prokuroria nesër do t’ia dorëzojë familjes Dehari raportin rreth vdekjes së Astrit Deharit, që është përgatitur nga një institut i mjekësisë ligjore në Zvicër
Familja e aktivisitit të Vetvëendosjes, Astrit Dehari, që vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren tre vjet më parë, do të marrë nesër raportin që javë më parë ka ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Lozanës.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Prokuroria do t’ua dorëzojë raportin të enjten në orën 10:00.
“Nesër më 24.10.2019 në orën 10.00h në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësis Ligjore. Unë do të jem aty së bashku me Prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
Familja Dehari janë ankuar së fundmi, sepse prokuroria nuk pranoi t’ia dorëzojë raportin e ardhur nga Zvicra pa e përkthyer në shqip.
Prindërit e Astrit Deharit kishin kërkuar që një institut i mjekësisë ligjore në shtetin e Zvicrës të nxjerrë raport mbi rrethanat e vdekjes së djalit të tyre, pasi nuk u besonin institucioneve në Kosovë.
Nga raportet e mjekësisë ligjore në Kosovë është thënë se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje, ndërsa familjarët, avokati i tij dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i besojnë kësaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











