Shkurt.ch
Prokuroria kërkon 18 vjet burg për kosovarin që vrau bashkatdhetarin e vet
Prokuroria në procesin që do të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit e ngarkon 60 vjeçarin për vrasje të rëndë dhe për shkelje të shumëfishtë të ligjit mbi armëmbajtjen
Prokuroria Publike e St. Gallenit ka nhgritur padi penale ndaj një kosovari 60 vjeçar për vrasje të rëndë të kryer më 12 maj të viti 2016 mbi bashkatdhetarin e tij 42 vjeçar, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA. Masa e ndëshkimit që kërkon akuza është 18 vjet heqje lirie.
Që nga arrestimi i tij më 9 qershor, i akuzuari për vrasje mbahet në burgun për hetime.
Ndërkohë hetimet rreth deliktit të vrasjes kanë përfunduar. Prokuroria në procesin që do të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit e ngarkon 60 vjeçarin për vrasje të rëndë dhe për shkelje të shumëfishtë të ligjit mbi armëmbajtjen, transmeton albinfo.ch. Kështu përveç dënimit me 18 vjet burg, ajo kërkon për të edhe një dënim me kusht prej 90 njësish ditore nga 30 franga.
Ndërkohë mediet tjera zvicerane shkruajnë se dorasi dhe viktima ishin të afërm dhe miq mes vete. Ndërsa si motiv për vrasjen siç shkruan 20minuten.ch ka qenë dyshimi i 60 vjeçarit se tashmë viktima mbante lidhje me bashkëshorten e të parit. Por nëse kjo gjë ka qenë e vërtetë ose jo, nuk do të kuptohet kurrë, pasi që gruaja e vrasësit ka vdekur aksidentalisht që në vitin 2015
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










