Lajme
Prokuroria e Shqipërisë hedh poshtë akuzat e Martyt
Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë ka hedhur poshtë akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, njoftojnë mediet nga Tirana. “Akuzat në raportin e Dick Marty, se në Shqipëri janë kryer transplantime organesh, janë të dhëna për të cilat prokuroria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë dijeni dhe nuk ka pasur kërkesë për hetim nga asnjë organ ndërkombëtar”, tha prokuroria shqiptare duke hedhur poshtë edhe akuzat e ish-prokurores Carla del Ponte, se Shqipëria ka penguar hetimet e Hagës mbi këtë çështje.
“Pas njohjes me projektrezolutën dhe të drejtën e lirive të njeriut të Këshillit të Evropës dhe pasi shqyrtuam deklaratat dhe akuzat për trafik të organeve të ushtarëve serbë konstatuam se janë të vjetruara”, tha Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











