Shkurt.ch
Prokurori kërkon 20 vjet burg për vrasësin e 16 vjeçares
Sipas padisë bëhet fjalë për një “ekzekutim të vërtetë” pa asnjë arsye dhe nga egoizmi i pashembullt i të akuzuarit për vrasje
(Update, 17:25)
Sot në orët e pasdites, prokurori Andreas Kägi ka mbajtur fjalën e akuzës. Ai ka kërkuar për dorasin dënim prej 20 vitesh burg për veprat vrasje të rëndë, rrezikim jete dhe shkelje të shumëfishtë të ligjit mbi armëmbajtjen.
Veç kësaj, Sabit I. duhet t`i nënshtrohet edhe trajtimit ambulant psikiatrik. Lartësinë e masës së dënimit, prokurori e ka mbështetur edhe në sjelljen “e pashoqe” të dorasit para dhe pas gjykimit.
Sipas tij, veprimi i bërë nga Sabit I. është ekzekutim i vërtetë. Ndërkaq, nëse trupi gjykues nuk do të pranonte kualifikimin e veprës si “vrasje e rëndë”, prokurori, në arsyetimin e tij do të kërkonte 6 vjet heqje lirie për vrasje nga pakujdesia, rrezikim jete dhe shkelje të shumëfishtë të ligjit mbi armëmbajtjen.
Sot ka filluar në Gjykatën e Qarkut në Uster të Cyrihut procesi ndaj shqiptarit të akuzuar se në mars të vitit 2009, në Volketswil ka vrarë me gjakftohtësi të dashurën e tij 16 vjeçare, Celine Franck.
Prokuroria e ngarkon atë me vrasje të rëndë, rrezikim jete dhe veprime kundër ligjit mbi armëmbajtje. Ndërsa mbrojtja shprehet për vrasje nga pakujdesia.
Sabit I.,sot 23 vjeçar, i cili ka pranuar veprën, në përballjen me gjykatën ka thënë se “duke luajtur ia ka afruar revolen mikes në qafë, duke qenë i bindur se revolja nuk ka qenë e mbushur. Të parën herë që ia ka tërhequr këmbëzën, ajo nuk ka krisur, por të dytën herë po. “Thjesht, gjithçka shkoi ters”, ka thënë ai.
Motivi i vrasjes mbetet i paqartë. Sipas padisë bëhet fjalë për një “ekzekutim të vërtetë” pa asnjë arsye dhe nga egoizmi i pashembullt i të akuzuarit për vrasje.
Ai dhe mikja e tij sipas padisë janë zënë pasi që ajo ka marrë vesh se i dashuri i saj paska raporte edhe me femra tjera. Pasi ankesës së Selinës, ai e kishte përshkruar atë si “të bezdisshme”.
Gjyqtarët e kanë pyetur dorasin për arsyen e posedimit të një numri të madh të armëve, që i janë gjetur në shtëpi. Ai është përgjigjur se vetëm disa sish janë të tijat, ndërsa të tjerat u takojnë shokëve ose nuk janë armë të vërteta.
Sot pasdite Trupi Gjykues do të dëgjojë ekspertin e armëve ndërsa më vonë prokurorin dhe përfaqësuesin e palës së dëmtuar. Nesër, e marte, fjalën do ta ketë mbrojtja e dorasit. Gjykimi pritet të kryhet në fund të kësaj jave.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












