Tematike
Prokurori: 16 vjet burg për kosovaren që tentoi të mbyste të shoqin me helm
Sipas prokurorit, kosovarja 53 vjeçe, duhet të dënohet me 16 vjet burg dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra për veprën penale tentim vrasjeje

Në procesin gjyqësor për tentim vrasjeje që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Cyrih kundër një çifti kosovar, të enjten, prokurori ka bërë pledoajenë e tij. Ai ka kërkuar që ndihmësja e infermieres, kosovarja 53 vjeçe të dënohet me 16 vjet burg dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra për veprën penale tentim vrasjeje, shkruan gazeta Tages Anzeiger.
Gruaja, sipas akuzës, ka tentuar të mbysë të shoqin duke i dhënë me pijen një përzierje helmuese barnash, transmeton albinfo.ch. Pastaj, kur tentimi nuk kishte treguar sukses, ajo ka provuar që ta ngufasë burrin duke ia lidhur në qafë një kabllo.
“Ky është një shembull i dorës së parë i një tentimvrasjeje me helmim”, ka thënë prokurori në pledoajenë e tij.
Motivi i saj për të mbytur bashkëshortin ka qenë i qartë: ata të dy kishin investuar paratë e tyre në disa prona në Kosovë, që ishte një projekt i përbashkët i tyre, përcjell albinfo.ch. Por kur burri kishte gjetur një të dashur më të re në Kosovë dhe kishte dashur t`ia kalonte asaj bashkëpronësinë e shtëpive atje, për gruan gjithçka ishte bërë e qartë: ajo duhej ta hiqte qafe bashkëshortin.
Nga ana tjetër, prokurori ka një akuzë edhe për bashkëshortin, burrin 48 vjeçar që kishte shpëtuar nga vdekja në momentin e fundit. Ai akuzohet për përdhunim, vepër kjo për të cilën prokurori kërkon 4 vjet heqje lirie dhe 10 vjet dëbim nga Zvicra .
“Ai ishte egoist dhe i dhunshëm në marrëdhënien seksuale”, thotë prokurori. Sipas tij, ai e ka poshtëruar gruan gjatë lojërave seksuale.
Küërkesa krejtësisht të ndryshme kanë mbrojtësit e të dyve: ata kanë kërkuar të shpallen të pafajshëm klientët e tyre. Avokati i gruas e ka përshkruar martesën e saj si një martirizim shumëvjeçar. “Ajo është viktima, ai është dorasi”, ka thënë avokati. Sipas tij, klientja e tij kishte vepruar në vetëmbrojtje. Të gjitha këto, avokati i burrit i a quajtur gënjeshtra, transmeton albinfo.ch. Këtu bëhet fjalë për hakmarrjen e një bashkëshorteje të braktisur dhe të zhgënjyer.
Gjykata e Qarkut e Cyrihut do ta shpallë vendimin e saj të mërkurën që vjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri