E-Diaspora
Prokurori: Burg të përjetshëm për kosovarin që ka shkaktuar aksidentin fatal
Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet
Lidhur me garën e paligjshme të automjeteve, të përfunduar me fatalitet në Moers, prokurori publik në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Kleve, ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje, për shkaktarin 22 vjeçar të aksidentit, shtetas i Kosovës, shkruan dpa.de.
Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale.
Gjykatësit në Kleve pritet ta shpallin aktgjykimin pasditen e sotme.
Kosovari dhe gjermani thuhet se në prillin e kaluar kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe 600 kf. 22-vjeçari kosovar qe përplasur me makinën e vogël të një gruaje, transmeton albinfo.ch. 43-vjeçarja qe katapultuar jashtë makinës dhe kishte vdekur pas tri ditësh. Sipas ekspertizës, makina, shkaktare e aksidentit kishte zhvilluar shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.
Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë, përcjell albinfo.ch. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë: “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










