Zhvillim
Prokurimi publik “tremb investitorët”
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, konsiderojnë se parregullsitë në fushën e prokurimit publik po krijojnë një mjedis ku bizneset nuk po trajtohen fer
Zyrtarët që punojnë në departamentet e prokurimit publik konsiderohet si zyrtarët më korruptuar në Kosovë, madje Prokurimi publik në Kosovë vazhdon të mbetet një problematikë mjaft e theksuar, i cili i “tremb” edhe shumicën e investitorëve të huaj.
Epiteti i të “korruptuarve” është krijuar për faktin se prokurimi publik është dora e parë dhe e fundit që e përcakton fituesin e një tenderi. Pra në shumicën e herëve këta zyrtarë i përcaktojnë kushtet e tenderit, sipas kërkesave të fituesit.
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, konsiderojnë se parregullsitë në fushën e prokurimit publik po krijojnë një mjedis ku bizneset nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë dhe po krijojnë konkurrencë të padrejtë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë për REL se bizneset ankohen në vazhdimësi se si përpilohen tenderët e caktuar publik.
“Duke e ditur që për momentin Qeveria e Kosovës është njëri prej blerësve më të mëdhenj të shërbimeve apo produkteve që ofrohen nga bizneset dhe, realisht, nëse bizneset nuk mund të sigurojnë forma tjera përmes të cilave mund të sigurojnë mbijetesë, atëherë mund të konkludojmë se pasojat me të cilat përballen bizneset për shkak të parregullsive që bëhen në fushën e prokurimit publik janë të mëdha”, thekson Zeka.
Prokurimi Publik në Kosovë është i rregulluar edhe me ligj e që sipas ligjit kjo fushë është që të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë, duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen.
Megjithatë, sipas Zekës ku ligj nuk zbatohet. Procesi i prokurimit publik, thekson ai, bëhet në mënyrë kundërligjore dhe jodemokratike
“Problemi kryesor për ligjin e prokurimit ka të bëjë më interpretimin e tij. Ligji përmban dispozita që lejojnë edhe dhënien e tenderëve për operatorë ekonomikisht më të favorshëm, pra ajo çka ndodh tek ne është që shumica e tenderëve që shpallen kanë një kriter që është çmimi më i ulët, e që pastaj kjo ndikon në cilësinë e dobëte të të gjithë tenderëve apo kontratave publike”, shton Zeka.
Transparency International Kosova është një organizatë globale që vështron dhe avokon kundër korrupsionit.
Merita Mustafa, nga kjo organizatë, thotë se parregullsitë e shumta që shfaqen në fushën e prokurimit tek institucionet e Kosovës ka bërë që të dëmtohet buxheti i vendit.
“Problemet kanë të bëjnë më zaptimin e ligjit në praktikë. Ka shumë kontrata që nuk i përmbahen afateve kohore dhe kritereve të caktuara, ka çmime të dyshimta që nuk përputhen me çmimet e tregut ato nganjëherë janë shumë të larta apo shumë të ulëta që na bën të dyshojmë që këto çmime që po kontraktohen janë të planifikuara keq duke dëmtuar paranë publike”, shprehet ajo.
Ndryshe, në bazë të një raporti të Organit Shqyrtues të Prokurimit, që nga themelimi, në vitin 2008, e deri me 31 dhjetor 2012, ky organ ka pranuar gjithsej 1 831 ankesa, ndërsa janë shqyrtuar 1 517 ankesa.
OSHP ka aprovuar vendimet e Autoriteteve Kontraktuese në 852 lëndë, kurse në 668 lëndë janë aprovuar ankesat e operatorëve ekonomikë si të bazuara apo pjesërisht të bazuara. Prej tyre 395 lëndë janë kthyer në rivlerësim, ndërsa 273 aktivitete të prokurimit janë anuluar në tërësi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










