Kosova
Projektligji për Pagat rrezikon qëndrueshmërinë buxhetore
Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga Qeveria e Kosovës, të tregohet e kujdesshme në lidhje me nevlet e propozuara të pagave.
Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të tregohet e kujdesshme me nivelet e propozuara të pagave në Projektligjin mbi Pagat.
Ky institucion vlerëson se projektligji aktual për paga rrezikon qëndrueshmërinë buxhetore si dhe rrit edhe më shumë hendekun e pagesave ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
“Aprovimi i Projektligjit për Paga në formën aktuale, do të kishte implikime të konsiderueshme dhe do rriste deficitin buxhetor në vend. Rritja e pjesëmarrjes së pagave në buxhetin e vendit do të ndodhte në kurriz të rënies së investimeve kapitale që janë të një rëndësie shumë të madhe në aspekt të fuqizimit së sektorit privat dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik. Për më tepër, rritja e deficitit padyshim se do të çonte në rritjen e barrës tatimore për bizneset ekzistuese në vend, duke marrë parasysh nevojën për mbledhjen e më shumë të hyrave”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane.
Krahas ndikimit buxhetor, sipas Odës Ekonomike Amerikane, ky projektligj do të ndikonte negativisht edhe mbi tregun e punës në vend.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












