Lajme
Projekti kontrovers “Shkupi 2014”
Me qindra shtatore në ndërtim si dhe monumenti më ekstravagant i projektit është shtatorja e bronztë e Aleksandrit të Madh

Vallë, a është kryeqyteti maqedonas një qytet me arkitekturë moderne? Tashmë jo. Qendra e tij është shndërruar në një kantier të vërtetë. Projekti është monumental, ndërsa sipas kundërshtarëve të tij, ai është edhe i egër. Por, kush e kundërshton në të vërtetë ate?
Brigjet e lumit Vardar, lum ky i cili kalon përmes Shkupit dhe i cili është duke e vëzhguar gjendjen e punimeve. Vasil Stojçevski, 65-vjeçar, ka votuar për Qeverinë e tanishme në Maqedoni dhe ai është i kënaqur: «Ishte në platformën e tyre elektorale, ata na kishin paralajmëruar se do ta realizojnë një gjë të tillë në qendër të qytetit. Më në fund diçka po ndryshon».
Vasili e vlerëson projektin megaloman si të qëlluar, por të shtrenjtë për një vend me krizë të thellë. Me një buzëqeshje në fytyrë, ai nuk është i habitur për thashethemet mbi korrupsionin. Për të, kjo është një sëmundje botërore, si një nevojë e keqe.
«Falë Zotit, ne nuk jemi të vetmit që lajmë para! Por, te ne kjo gjë është e shprehur veçanërisht mirë».
Para një viti, maqedonasit e kishin bërë publik projektin “Shkupi 2014, gjatë një spoti televiziv, duke e treguar planin e re urbanistik të qendrës së kryeqytetit, në një gjendje tredimensionale, një vizion i “Shkupit 2014”.
«Isha në gjendje shokuese kur e pashë incizimin”, rrëfen me keqardhje Danica Pavllovska, nga Shoqata e arkitektëve nga Maqedonia.
I shkatërruar nga një tërmet i tmerrshëm në vitin 1963, Shkupi ka një stil bashkëkohor ndërtimi, nga arkitekti japonez Kenzo Tange. Ndryshimet që mund të vërehen në “Shkupi 2014” janë drastike, kalim nga modernja në baroke.
Inçizimi paraqet një sërë risishë, të gjitha të grumbulluara në sheshin qendror të Shkupit: Një hark triumfal, një kishë ortodokse, shtatore të bronzta apo të mermerta të figurave historike të vendit, si dhe tërësinë e fasadave, të njollosura nga e kaluara komuniste e qytetit, ndërsa të rindërtuara në një stil neoklasik.
Me qindra shtatore. Një kupolë e qelqtë mbi Kuvendin e Maqedonisë. Shatërvanët me burim nga Vardari, një urë e re për këmbësorë përgjatë Urës së vjetër të Gurit, përndryshe simbol i qytetit.
Monumenti më ekstravagant i projektit është një shtatore e bronztë e Aleksandrit të Madh. Piedestali i tij tashmë ka përfunduar. Heroi antik në një lartësi prej 23 metrash, do të jetë i rrethuar me shatërvanë, të cilët do të interpretojnë pandërprerë këngë të yllit tashmë të ndjerë Toshe Proeski, më i adhuruari i vendit.
Është e pamundur të zbulohen shifrat se sa mund të kushtojë një projekt i tillë. Nëse ato janë të caktuara në 200 milionë euro, në opinion qarkullojnë informata kontroverze.
Maqedonasit janë duke ndërtuar intensivisht ndërtesa. Vetëm brenda natës, Qeveria kishte urdhëruar vendosjen e një shtatoreje të kalorësit në kalë Karposhit, kundërshtar i Perandorisë Osmane i shekullit XVII, mu afër pallatit të drejtësisë.
“Shkupi 2014” është projektuar për të lënë mbresa. Vangel Bozhinoski, arkitekt maqedonas me renome, është njëri nga ideologët e këtij revolucioni urbanistik. Kur ai thotë se e ka kuptuar pas përpilimit të projektit, ai pranon që ta mbrojë atë në emër të shtetit.
«Qeveria kërkon t’i japë një pozicion Maqedonisë në kulturën evropiane. Askush nuk e di se ku gjendet Maqedonia! Me këtë projekt, Qeveria është duke u munduar të hyjë na familjen e kryeqyteteve evropiane».
Nuk ka tjetër përpos barokut, stili është zgjedhur në mënyrë unilaterale nga Qeveria, që shokoi një kolektiv të arkitektëve të rinj. Ata me çdo kusht e refuzojnë një plan të tillë urbanistik, sipas tyre kaotik, me një koncentrim të ndërtesave në zonën më të frekuentuar të Shkupit.
«Asgjë në këtë plan nuk është bërë për të përmirësuar përditshmërinë tonë. Ndokush është munduar të përfitojë nga pushteti i vet, për të lënë gjurmë të pashlyera të së kaluarës së tij».
Aneta Spaseska, një arkitekte e re, nuk merr guximin të përmend emrin e kryeministrit Nikolla Gruevski, si iniciator i “Shkupit 2014”. Sikur të kishte frikë për ta bërë një gjë të tillë.
Pasi ishin ndjekur penalisht nga drejtësia për prishjen e rendit publik, gjatë protestës së tyre të parë, anëtarët e kolektivit kishin zgjedhur kundërshimet e tyre në mënyrë më diskrete.
Me publikime, ekspozita dhe seminare, në të cilat është i ftuar edhe Ole Bouman, drejtori i Institutit holandez të arkitekturës (NAI) në Rotterdam.
«E pyes vetveten se sa kohë ky transformim do të vazhdojë të jetë dramatik dhe i pakthyeshëm, pa reaguar maqedonasit. Është njësoj sikur njerëzit kur shikojnë ndonjë film, e jo një jetë që jetohet».
Polemikat e shkaktuara nga projekti “Shkupi 2014” pas daljes në opinion të tij, janë shpërdoruar plotësisht. Akuzat lidhur me mungesën e transparencës dhe nacionalizmit të projektit mbeten, por nuk ndërmerret asgjë konkrete.
«Është tepër vonë, tashmë është ndërtuar », konkludon Danica Pavllovska, e cila parashehë të shkruajë me asociacionin e saj të arkitektëve, një «re-dizajnim» të “Shkupit 2014”, pas ndërtimit të tij. Më të nxituarit, korri “Raspeani Skopjani (Shkupjanët e harreshëm)”, këndojnë «Ne jemi nga Shkupi» në sheshin e qytetit, për të njoftuar opinionin se ata nuk kanë qenë të konsultuar.
Gjatë kësaj kohe, zhurma e punimeve, sikur e zgjonë sheshin e qytetit, ku secili e shikon punën e tij. Krahasuar me madhështinë e projektit, opozita mbetet e parëndësishme.
Në Maqedoni, kritika mbetet një aktivitet politik. Shoqëria civile tashmë është bërë alergjike ndaj saj. Pasi shumë vende të punës varen nga anëtarësimi nëpër partitë politike, shumica e tyre preferojnë të heshtin. Nuk dëshirohet të humbet vendi i punës në kohën kur përqindja e papunësisë ka arritur kulminacionin prej 38 për qind.
Frika për të qenë i etiketuar politikisht, do të mund të shpjegonte në masë të madhe diskrecionin e lëvizjeve opozitare në metamorfozën e Shkupit.
Nga ana tjetër “Shkupi 2014” ka edhe tifozët e tij, sikur ky kalimtar rasti, Robert Dimitrovski: «Është një projekt i shkëlqyeshëm, i cili do të mbetet për gjeneratat e ardhshme. E mbi të gjitha, ai do t’i tërheqë turistët e huaj».
Ole Bouman, nga NAI, përmbledhë projektin politik të Qeverisë me një sllogan të famshëm «Just do it».
«Qeveritë tona nuk kanë më durim që të lejojnë një zhvillim të qytetit me ritmin e tij, do të kishte thënë ndokush»?
Ai bën një krahasim të asaj që është duke i ndodhur Shkupit me projektin fantastik të Abu Dabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të qytetit të Mbretit Abdallah në Arabinë Saudite: «T’ia ndryshosh pamjen kryeqytetit nga dita në ditë, kjo është një tendencë historike. Është një rast unik në Evropë. Pyetja që parashtrohet vetvetiu është: Vallë, a është kjo pamja e vërtetë që Shkupi e dëshiron»?
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj