Zhvillim
Projekti i ish-diplomatit zviceran për romët në Kosovë
Në hotelin e hapur dhe drejtuar nga Andreas Wormser dy menaxherët janë romë ndërsa stafi përbëhet nga shqiptarët, serbët e romët
Ish-diplomati zviceran, Andreas Wormser, ka një hotel shumë interesant në Kosovë. Në hotelin e hapur dhe drejtuar nga ai, dy menaxherët janë romë ndërsa stafi përbëhet nga shqiptarët, serbët e romët, shkruan ‘deutschlandradiokultur.de’.
Ai ishte i zhgënjyer që ndihmat zvicerane shkojnë e depërtojnë në strukturat e zyrtarët e korruptuar, derisa popullsia është gjithnjë e më e varfër, sidomos romët. Ata jetojnë në mes serbëve dhe shqiptarëve dhe janë buzë një shoqëria të shkatërruar, ku shumë prej tyre po largohen, madje edhe në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
“Tragjedia e romëve është e ndryshme nga ajo e paraluftës. Ata ishin më të mirë të integruar se në shumicën e vendeve tjera të Evropës Lindore, por pas luftës kanë ikur rreth 130 mijë, sepse u akuzuan se kanë bashkëpunuar me serbët”, thotë Wormser.
Ai ka dy shokë romë, që janë shembull, pasi kanë talent dhe ambicie. Ata e kanë shoqëruar për vite si përkthyes. Tani ai i ka bërë ata menaxherë në hotelin që ka ngritur në afërsi të Prishtinës.
“Ideja e hotelit është që të sigurojë edhe një model për romët të cilët kanë talentin e duhur se duke punuar e mësuar, mund të arrini shumë”. Hiseni dhe Ado janë bashkëpunëtorët e tij, kurse në hotel ka të punësuar edhe shqiptarë, serbë, boshnjakë e shumë romë.
Hoteli do të ishte i veçantë edhe për ekspozim të veprave artizanale e bizhuteri, diçka jo e zakonshme për një hotel. Ato vijnë nga lagjet e varfra rome, ku punohen kundrejt një pagese.
“Në ‘Facebook’, ne gjithmonë marrim komente të turpshme për atë çfarë bëjmë. Gjithashtu ka edhe shumë komente nga mysafirët dhe nuk është një punë e lehtë”, shprehet Wormeser. Por ai para vetes ka një mision të qartë, që t’i bashkojë komunitetet në Kosovë dhe t’iu japë më shumë rëndësi romëve.
Hoteli i tij quhet ‘Graçanica’. Atë e ka ndërtuar me një shok shqiptar dhe një serb.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










