Lajme
Projektet e mëdha lihen për kohë fushate
Projektet e mëdha lihen për kohë fushate. Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se në këtë mënyrë po mashtrohen qytetarët
Në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, disa nga komunat kanë shtuar aktivitetet e tyre në prokurimin publik. Kjo po vërehet edhe në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publike pasi komunat kanë rritur aktivitetin e tyre, duke shpallur shumë tenderë.
Lënia e punëve për në fund të mandatit po shihet si dukuri negative nga shoqëria civile dhe si mashtrim për qytetarët. Monitoruesit e prokurimit publik thonë se një gjë e tillë nuk është e re, pasi, sipas tyre, komunat lënë shumë investime kapitale në prag të zgjedhjeve lokale raporton KTV-ja.
Isuf Zejna nga “Demokracia Plus”, shpjegon dy arsye pse, sipas tij, ndodh kjo. Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se në këtë mënyrë po mashtrohen qytetarët. Sipas tyre, komunat kanë katër vjet kohë për të dëshmuar punën e tyre.
Shoqëria civile kërkon që të formohet një institucion i pavarur, i cili do t’i monitoronte fushatat zgjedhore ose të mandatonte një nga një institucionet aktuale, siç janë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe Agjencia Kundër Korrupsion.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










