Kosova
Projekt-propozimi i astronomes shqiptare, Pranvera Hyseni, pranohet në NASA
Projekti i astronomës Pranvera Hyseni për studimin e asteroidëve pranohet në NASA

Pranvera Hyseni, një astronome e lindur dhe edukuar në Kosovë, e cila tashmë po kryen doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë, ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale se projekti që ajo kishte propozuar për studimin e asteroidëve është pranuar nga NASA. Tashmë ajo do të ketë mundësinë për të përdorur për 4 net teleskopin e fuqishëm NASA Infrared Telescope Facility në Hawaii, transmeton albinfo.ch.
“Me kënaqësinë dhe nderin më të madh ndaj me ju që më është pranuar projekti im i parë nga NASA, përmes të cilit kam fituar alokimin e katër netëve të plota në Teleskopin me aparaturë 4-metra, NASA Infrared Telescope Facility në Hawaii. Përmes këtij projekti do të studioj familje të ndryshme të asteroideve për të kuptuar kompozicionin dhe materien organike nëpërmjet metodës së spektroskopisë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në studimin e saj znj. Hyseni do të bëjë një ekzaminim të detajuar të dritës së emëtuar nga asteroidët, për të kuptuar më mirë përbërjet kimike dhe proceset që ndikuan në formimin e tyre.
Edhe pse tashmë studion në SHBA, znj. Hyseni nuk e ka harruar aspak vendlindjen e saj. Ajo solli e vetme shkencën në komunitetin e saj duke themeluar organizatën jofitimprurëse “Astronomy Outreach of Kosovo” në vitin 2015. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve të gjera informuese, AOK ka pasur një ndikim thelbësor, duke arritur dhe duke u angazhuar me mbi 25,000 individë në vit. Angazhimi i saj i jashtëzakonshëm ka fituar njohjen e saj si një nga pesë femrat më me ndikim në Kosovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri